LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq: Uashingtoni po e kërcënon seriozisht Albin Kurtin për të hequr taksën

Vuçiq: Uashingtoni po e kërcënon seriozisht Albin Kurtin për të hequr taksën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se Uashingtoni është serioz në lidhje me heqjen e taksës nga autoritetet në Kosovë.

Ai madje ka thënë se qendra kryesore botërore është duke e kërcënuar seriozisht kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për heqjen e taksës, shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi.

“Uashingtoni është absolutisht serioz në kërkesën e tyre që taksa të hiqet dhe unë jam mirënjohës për njerëzit në Shtëpinë e Bardhë dhe Departamentin e Shtetit”, ka thënë Vuçiq, duke shtuar se ai ishte i sigurt se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë këtë presion.


Ai ka folur edhe rreth mundësisë së njohjes së Kosovës nga Serbia.

“Nuk ka asgjë në ultimatumin e Prishtinës që ne ta njohim Kosovën dhe të mos marrim asgjë”, ka thënë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq sot në Novi Sad, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari në lidhje me “përgjigjen e Serbisë ndaj të ashtuquajturit ultimatum nga qeveria në Kosovë”.

“Le ta bëjë Prishtina punën e vet, ne tonën – kështu që le të shohim se kush është më i suksesshëm”, citohet të ketë thënë më tej Vuçiq. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Breshka “fluturuese” kapet në Vlorë, të veçantat e kësaj specie

Breshka “fluturuese” kapet në Vlorë, të veçantat e kësaj specie

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Kalo në kategori