LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq takon përfaqësuesit e Listës Serbe, merr pjesë edhe i dyshuari për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Vuçiq takon përfaqësuesit e Listës Serbe, merr pjesë edhe i dyshuari për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është takuar me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova në Rashkë.

Sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, pas takimit, Vuçiq ka thënë se shqiptarët duan që të përfshijnë sa më shumë serbë nga Kosova në ushtri të Kosovës dhe u kërkoi atyre që të mos përgjigjen.

Ai gjithashtu u ka thënë gazetarëve se përfaqësuesit e serbëve nga Kosova për herë të parë i janë ankuar se nuk ka mallra serbe në raftet në Shtërpcë, Graçanicë dhe në pjesët tjera të Kosovës, për shkak të futjes së tarifave 100 për qind për prodhimet nga Serbia.


“Kërkova që të gjithë serbët mos të shkojnë në ushtrinë e Kosovës”, ka thënë Vuçiq.

Po sipas mediave serbe, në takim kanë qenë të pranishëm edhe Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriq, kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, nënkryetari Igor Simiq.

Veç këtyre, në takim ka qenë edhe Milan Radoiçiq, edhe nënkryetari i Listës Serbe për të cilin gjykata në Prishtinë ka lëshuar një urdhër arresti mbi dyshimin për përfshirjen e tij në vrasjen e Oliver Ivanoviqit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Burri nga Kosova ther me thikë rëndë gruan e tij në sy të djalit 7-vjeç në Gjermani

Burri nga Kosova ther me thikë rëndë gruan e tij në sy të djalit 7-vjeç në Gjermani

Specialja i referohet

Specialja i referohet "Kosovo i Metohija", avokati Bajraktari: Ka fakte që procesi është i manipuluar nga Serbia

Lajm jo të mirë për kosovarët që duan të punojnë në Gjermani

Lajm jo të mirë për kosovarët që duan të punojnë në Gjermani

U raportua se deputetja e re e PDK-së do të kalojë në LVV, flet Kosovare Murseli

U raportua se deputetja e re e PDK-së do të kalojë në LVV, flet Kosovare Murseli

Mustafa: LDK zgjedh opozitën para LVV-së, në Qeveri hymë vetëm nëse e udhëheqim atë

Mustafa: LDK zgjedh opozitën para LVV-së, në Qeveri hymë vetëm nëse e udhëheqim atë

Quni pret kërkim falje nga Kurti për fjalën “hajvan”, për ta rishqyrtuar vendimin për konsultim

Quni pret kërkim falje nga Kurti për fjalën “hajvan”, për ta rishqyrtuar vendimin për konsultim

Kalo në kategori