LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq i përgjigjet Osmanit: Nuk jemi në duart e Rusisë, as Amerikës

Vuçiq i përgjigjet Osmanit: Nuk jemi në duart e Rusisë, as Amerikës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sërish është marrë me Kosovën dhe deklaratat e zyrtarëve më të lartë shtetëror në Prishtinë. Ai ka komentuar deklaratën e presidentes Vjosa Osmani, e cila tha se Serbia është vegël e Rusisë për destabilizimin e Kosovës dhe Ballkanit.

Presidenti serb, madje e ka quajtur budallallëk deklaratën e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka thënë se Serbia është vegël e Rusisë për destabilizimin e Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor”.

“Ne krenohemi me pavarësinë tonë, sovranitetin tonë. Nuk jemi mjet në duart e Rusisë apo dikujt tjetër. As të Amerikës, as BE-së, as dikujt tjetër. Ne jemi vend i pavarur dhe sovran”, tha presidenti serb, raportojnë mediat serbe.


Duke vënë në dukje se është krenar për politikën që udhëheq, ai saktësoi se Serbia është një nga vendet e pakta të pavarura dhe autonome në këtë pjesë të Evropës.

“Në vendin tonë askush përveç nesh nuk vendos se çfarë lëvizje politike dhe ekonomike do të bëjmë dhe unë jam posaçërisht krenar për këtë”, tha Vuçiq, duke theksuar se “vetëm një politikë e tillë mund të tërheqë investime të reja, të ruajë paqen, krenarinë dhe dinjitetin, zemrën dhe shpirtin e popullit tonë.”

Atyre që nuk mendojnë se është kështu, Vuçiq u thotë se nuk dëshiron t’u përgjigjet, por thotë se po  shërbehen me një “mashtrim të gjorë”.

“Kur nuk dinë çfarë të thonë kundër Serbisë – thonë ‘janë të lidhur me rusët dhe kinezët’… E ne mbase tani do të duhej të vrapojmë dhe të kërkojmë falje. Nuk do t’i kërkoj falje askujt”, tha presidenti serb, përcjell Telegrafi.

​Osmani: Serbia e sotme vazhdon të ndjekë mentalitetin e Millosheviqit
Lexo po ashtu ​Osmani: Serbia e sotme vazhdon të ndjekë mentalitetin e Millosheviqit

Ai edhe një herë e definoi politikën e Serbisë.

“Serbia është e pavarur dhe është në rrugën evropiane, por respekton miqtë e saj rusë, kinezë, amerikanë dhe të gjithë të tjerët”.

Presidenti sot iu referua edhe deklaratave gjithnjë e më të shpeshta që vijnë nga Prishtina – se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe nuk do të formohet, si dhe se Asociacioni nuk mund të ketë kompetenca ekzekutive, sepse kjo do të ishte një “hyrje për krijimin e Republikës Srpska”.

Ai u përgjigj me një ton ironik.

“Më së miri është që Asociacioni të ketë të drejtë të prodhojë qese për krem banane dhe kaq. Eventualisht të prodhohen tri shkrepsa në vit dhe të shpërndahen dy stilolapsa për Vitin e Ri, që Vjosa Osmani të jetë e kënaqur”, tha Vuçiq.

Ai tha se “ose do të formohet Asociacioni me të gjitha kompetencat, që kemi diskutuar në Bruksel, ose “faleminderit – ne e bëjmë punën tonë, ju bëni punën tuaj’ dhe do të takohemi një ditë”, tha në fund presidenti serb.

Ndryshe, presidentja Vjosa Osmani të hënën ka akuzuar Beogradin zyrtar se po vazhdon të ndjekë politikat e vjetra të Slobodan Milosheviqit duke u shndërruar në vegël të Rusisë për të destabilizuar Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor, me qëllim të shkatërrimit të të arriturave të SHBA-së në dekadat e fundit në rajon.

Ajo këto komente i bëri sot një fjalim mbi të ardhmen e Kosovës në një rajon sfidues në Institutin e Politikës së Jashtme (FPI) në kuadër të Shkollës së Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare John Hopkins, në Nju Jork. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Identifikohen kufomat e shtatë viktimave të zhdukur të Masakrës së Kralanit

Identifikohen kufomat e shtatë viktimave të zhdukur të Masakrës së Kralanit

Lajme
Pas trazirave në veri, Gjermania ua lejon ushtarëve të vet në KFOR përdorimin e gazit lotsjellës

Pas trazirave në veri, Gjermania ua lejon ushtarëve të vet në KFOR përdorimin e gazit lotsjellës

Siguri
Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Gjykimi për krime lufte ndaj Gjokoviqit, ish-i burgosuri thotë se forcat serbe i rrahën derisa i dërguan në burg

Gjykimi për krime lufte ndaj Gjokoviqit, ish-i burgosuri thotë se forcat serbe i rrahën derisa i dërguan në burg

Drejtësi
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori