Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në samitin e “Ballkanit të Hapur” ka folur për fqinjësi të mirë, duke thënë se ata që nuk janë pjesë nuk do të luten të marrin pjesë, por ata do të vijnë nëse e shohin të nevojshme për ekonominë e tyre, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Jemi këtu për të zgjidhur probleme të vjetra dhe për të shikuar të ardhmen për të qenë më fortë së bashku. Kjo nismë është shumë e mirë për ata që duan të zhvillohen. Të tjerët janë të mirëpritur. Grupet e punës në këtë samit janë duke pritur mbështetjen edhe shteteve tjera. Me këtë samit ne i bashkojmë forcat për të përballur një dimër të rëndë që na pret. Diplomat e qytetarëve tanë dhe turizmi jonë i përbashkët është tashmë një temë që jemi duke e përmbyllur”, u shpreh Vuçiq.
Presidenti serb, më tej theksoi se në takimin tjetër, do të dëgjojmë qytetarët se çfarë problemesh kanë dhe si mund t’i zgjidhim.
“Prej neve varret se si do jetojmë me fqinjët. Vera e nxehtë dhe dimri i ftohtë, por edhe fatkeqësitë tona do t’i kalojmë bashkërisht. Nuk do të lusim askënd të merr pjesë. Ata që duan do të marrin pjesë për të përmirësuar ekonominë e tyre” tha Vuçiq.
Përndryshe, sot në Ohër po mbahet takimi i shteteve të Ballkanit, “Open Ballkan”. Në këtë takim po marrin pjesë kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, i Shqipërisë Edi Rama dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Gjithashtu, Bosnja e Hercegovina dhe Mali i Zi do të jenë pjesëmarrës si mysafir në këtë samit, të përfaqësuar nga Zoran Tegeltija dhe Dritan Abazoviq, njofton Telegrafi Maqedoni.
Video me porosi do të ketë zëvendës-ndihmës sekretari i SHBA-ve, Gabriel Escobar. Para të pranishmëve sot flet edhe eurokomesari për zgjerim, Oliver Varhely./Telegrafi/