Presidentja Vjosa Osmani ka shprehur indinjatën pas vrasjes tragjike të M.Zh., e cila u godit për vdekje nga bashkëshorti i saj në komunën e Graçanicës.
Ajo theksoi se “një grua më pak, një vrasës më shumë” dhe shprehu shqetësimin e saj për aktet e dhunës ndaj grave, të cilat nuk duhet të tolerohen.
Osmani e cilësoi këtë ngjarje si një akt të tmerrshëm dhe e konsideroi si një shenjë të një fenomeni më të gjerë të dhunës ndaj femrave.
Ajo kërkoi veprime të menjëhershme dhe vendimtare nga institucionet e drejtësisë për të luftuar femicidin dhe për të siguruar se dhunuesit përballen me dënime të përshtatshme sipas ligjit.
“Fatkeqësisht, shpesh shohim raste ku dhunuesit lirohen me dënime shumë më të ulëta sesa ato që parashikohen nga ligji. Kjo është e papranueshme,” tha Osmani, duke theksuar nevojën për një zbatim të saktë të ligjeve dhe udhëzimeve për dënime.
Ajo shprehu ngushëllime të thella për familjen e viktimës dhe ofroi mbështetje për të gjithë ata që kanë humbur të dashurit e tyre për shkak të femicidit.
“E gjithë shoqëria duhet të jetë e bashkuar, derisa asnjë grua të mos ketë frikë për jetën e saj,” përfundoi presidentja./Telegrafi/