Prokuroria Themelore në Prishtinë, edhe pas 5 muajve nuk ka ngritur aktakuzë për vrasjen e Liridona Ademajt. Kjo prokurori ka vazhduar të heshtë në ofrimin e përgjigjeve se deri ku kanë shkuar hetimet për këtë vrasje.
Në fund të muajit nëntor të 2023, Kosova u trondit me një nga vrasjet më të rënda që ndodhi ndaj një gruaje.
Liridona Ademaj, u vra në makinë, teksa po kthehej nga një darkë që ishte së bashku me bashkëshortin e saj e fëmijët. E raportuar fillimisht si një grabitje, vetëm një ditë pas ngjarja morri tjetër kthesë.
Bashkëshorti i saj Naim Murseli, u arrestua e ndodhet në paraburgim, pasi dyshohet se kishte planifikuar e paguar vrasjen e gruas së tij.
Por, për këtë vrasje Prokuroria në Prishtinë ende nuk ka ngritur aktakuzë. Madje, asnjë informacion në lidhje me rrjedhën e hetimit për këtë vrasje, nuk ka treguar.
Ky institucion që nga e mërkura nuk ka kthyer përgjigje, në interesimin e televizionit për këtë rast.
Labinot Leposhtica, hulumtues në BIRN thotë se prokuroria duhet jetë më transparente në rastet e tilla, porse nuk duhet ndikuar nga presioni publik për përpilimin e aktakuzës.
“Është kruciale që Prokuroria e shtetit që është duke u marr me trajtimin, hetimin e këtij rasti duhet të jetë transparente në punën e tyre, duhet ta njoftojnë publikun për stadin e hetimit në të cilën ndodhet rasti, kjo është diçka të cilën prokuroria e shtetit duhet ta përmbush me patjetër mirëpo, asesi nuk duhet të cenojnë, nuk duhet me lëshu pe që për hire të shpejtësisë në aspektin kohor të hetimit të lëshojnë pe nga cilësia e hetimit”, tha Labinot Leposhtica nga BIRN.
Se organi i akuzës duhet të jetë më efektiv në rastet e krimeve të rënda, e thotë edhe ish-kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala.
Ai tregon se prokurorët kanë kohë deri në 2 vjet për hetime.
“Të gjitha ato lëndë që janë lëndë me vepra të lënda, kanë prioritet dhe prokuroria u jep rëndësi të veçantë këtyre, me siguri por ndodhë që s’mund të i kryej hetimet, shembull me këto raste të rënda kemi të bëjmë edhe me shumë ekspertiza, shpesh ndodhë që ato ekspertiza nuk bëhen në Kosovë, sepse nuk kemi ekspert të lëmisë përkatëse”, tha Hasan Shala, ish-kryetar i Gjykatës së Apelit.
Mbi 1 vit kohë për të përpiluar aktakuzën, iu deshtë edhe Prokurorisë Themelore në Ferizaj, për vrasjen e rëndë të 18 vjeçares Marigona Osmani.
Vrasja kishte ndodhur në gusht të vitit 2021, derisa aktakuza ishte dërguar në Gjykatë në qershor të vitit 2022.
E plot 7 muaj i ishte dashur edhe Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për aktakuzën e vrasjes së rëndë të Armanda Aliut, nga bashkëshorti i saj, Bajram Veliaj. Vrasjen duke qëlluar 14 herë në trupin e gruas së tij, Veliaj e kishte kryer në gusht të 2019, e aktakuza ishte ngritur në vitin pas.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dashnor Sula tërheq emrin nga lista e Nisma “Shqipëria Bëhet”, zbardhet arsyeja

Gashi: Qytetarët nuk janë të kënaqur me diskursin politik dhe kulturën politike në Kuvend

Mickoski: Gjykatësit me mosbesim të votuar të dorëhiqen e të mos çojnë inat, ndryshe populli do të protestojë

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës