LAJMI I FUNDIT:

Vrasja në Dragodan, djali i viktimës thotë se babai i tij përmes telefonit ishte kërcënuar me vrasje

Vrasja në Dragodan, djali i viktimës thotë se babai i tij përmes telefonit ishte kërcënuar me vrasje

Në seancën e së martës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, dëshmitari Ramadan Tahiri tha që babai i tij tani i ndjerë R.T., ditën kritike të 19 marsit 2023 kishte marrë një telefonatë nga dikush që i kishte thënë që nëse ai e merr atë me vete do ta vrasë i akuzuari Mustafë Mustafa.

Në këtë rast, Avni Mustafa akuzohet për vrasjen e R.T., në Dragodan dhe për armëmbajtje pa leje, kurse Mustafë Mustafa po akuzohet për pjesëmarrje në rrahje dhe armëmbajtje pa leje, ndërsa Leutrim Mustafa për manipulim me prova.

“Të premten pasdite e ka marrë një telefonatë, nga kush nuk e dina, i cili i ka thënë nëse e merr Ramadanin me veti kanë me ta vra”, tha dëshmitari.


Takimi ditën kritike mes babait të tij dhe tani të akuzuarit Mustafa, tha se ishte bërë që të flasin për banesat që kishin lidhur kontratë shitblerje.

Ai tha se këtë e ka kuptuar më vonë pasi që ka ndodhur ngjarja dhe janë kryer ceremonia e varrimit dhe e pamja.

Në pyetjen e prokurores Fatmire Cacaj, se a ka mundur të ndodhë kjo për ndonjë arsye, dëshmitari pohoi duke thënë se ka mundur të ketë qenë edhe ai viktimë.

“Po normale pasi që prindin ma vranë, kjo paska qenë e vërtet, kanë mundur edhe mua”, shtoi tutje dëshmitari.

Gjatë dëshmisë së tij, Tahiri tha që me të akuzuarin Mustafë kishin lidhur kontratë për shitblerjen e dy banesave në Fushë-Kosovë.

Lidhur me këto banesa, tha se janë marrë vesh që një pjesë e çmimit të paguhet përmes kompensimit të borxhit që ka pasur Mustafa ndaj tij, ndërsa 15 mijë euro të jepen të gatshme në dorë.

“Mustafa ndaj meje ka pasur obligim për vetura dhe aty më ka dhënë borxhin, ndërsa pjesa tjetër ka mbetur me mi dhënë para. 31 mijë euro ka qenë vlera e veturës dhe 5 mijë euro ia ka pas borxh një personi dhe unë me marrë përsipër larjen e këtij borxhi dhe 15 mijë euro kam dashtë me marrë një kredi që t’ia paguaj për banesa nëse arrihet marrëveshja”, tha dëshmitari, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ai tha që fillimisht çmimi për banesat ka qenë 80 mijë, pastaj janë marrë vesh për 68 mijë euro për të dy banesat.

Mirëpo, sipas dëshmitarit banesat për të cilat kanë lidhur marrëveshje me Mustafën, nuk janë përfunduar brenda afatit.

“Jemi interesuar familjarisht. E kam thirrë Mustafën, më ka thënë nuk muj me i rregullu banesat se e kam një krizë financiare, po nëse don shitmi banesat mua dhe pritmë 1 vit për paratë dhe nuk ia kam shit”, tha Tahiri.

Për këtë tregti, dëshmitari tha që kanë qenë të njoftuar edhe babai dhe vëllezërit e tij.

I pyetur se cila ka mundur të jetë arsyeja e vrasjes së babait të tij, dëshmitrai tha që këtë duan ta dinë edhe ata pasi që nuk kanë pasur mosmarrëveshje.

“Edhe ne këtë po e lypim, këtë arsye dhe këtë drejtësi, sepse nuk kemi pasur ndonjë mosmarrëveshje, as nuk jemi ofenduar kurrë dhe nuk kemi pasur ndonjë situatë tjetër përpos kësaj me banesa”, tha dëshmitari.

Sipas aktakuzës së ngritur më 11 tetor 2023 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, i akuzuari Avni Mustafa ngarkohet se më 19 mars 2023, rreth orës 13:20 në afërsi të hotelit “Adria” në Prishtinë, për shkak të një konflikti pronësor që dyshohet të jetë fajde, e ka privuar nga jeta tani të ndjerin R.T, duke e goditur një herë me revole në regjionin e gjoksit. Paraprakisht, thuhet se me vëllanë e tij Mustafë Mustafa ishin takuar me tani të ndjerin dhe dy dëshmitarë, e që pas fjalosjes nisën të dalin nga hoteli ku i akuauri Avni nxjerr revolen nga çanta e repetit dhe ia drejton R.T., e ky i fundit me qëllim të vetmbrojtjes nxjerrë thikën dhe e godet të pandehurin Mustafë e më pas të pandehurin Avni. Kështu, thuhet se duke u rrahur dalin jashtë hotelit, e më pas i pandehuri Avni shtie me armë, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse viktimës R.T.

Me këtë, akuzohet se ka kryer veprën penale “Vrasje” nga neni 172 të Kodit Penal dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366, par.1 të Kodit Penal.

Aktakuza thotë se i akuzuari tjetër, Mustafë Mustafa në kohën dhe vendin e njëjtë, akuzohet se mori pjesë në rrahje të tani të ndjerit dhe se posedoi thikë, të cilën ia kishte marrë tani të ndjerit. Me këtë, akuzohet se ka kryer veprën penale “Pjesëmarrje në rrahje” nga neni 187, par.1 të Kodit Penal  dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366, par.1 të Kodit Penal.

Ndërkaq, i akuzuari Leutrim Mustafa akuzohet për veprën penale “Manipulim me prova” nga neni 389, par.1 të Kodit Penal, pasi që në aktakuzë thuhet se ka pranuar nga i pandehuri Mustafë Mustafa çantën e tani të pandehurit Avni Mustafa në të cilën ishte revolja e  tipit “Zastava”, me të cilën ishte kryer vepra penale dhe të njëjtën e kishe fshehur në zyrën e tij.

Në trend Lajme

Më shumë
“Ti mi ke mbyt fëmijët”, dëshmitari akuzon Lushtakun, ky i fundit thotë që s’e ka njohur deri në gjykimin e rastit “Drenica”

“Ti mi ke mbyt fëmijët”, dëshmitari akuzon Lushtakun, ky i fundit thotë që s’e ka njohur deri në gjykimin e rastit “Drenica”

Drejtësi
“Shokohet” Abdixhiku pas publikimit të videos ku Kurti ra pre e komedianëve rusë

“Shokohet” Abdixhiku pas publikimit të videos ku Kurti ra pre e komedianëve rusë

Lajme
Kurti ra pre e mashtrimit nga dy komedianë rusë, reagon Zyra e Kryeministrit

Kurti ra pre e mashtrimit nga dy komedianë rusë, reagon Zyra e Kryeministrit

Lajme
Njohja nga Kenia, Kurti: Lajm shumë i mirë për Kosovën

Njohja nga Kenia, Kurti: Lajm shumë i mirë për Kosovën

Lajme
Komedianët rusë pretendojnë se mashtruan Albin Kurtin, paraqiten si president i Letonisë

Komedianët rusë pretendojnë se mashtruan Albin Kurtin, paraqiten si president i Letonisë

Lajme
Pacolli thotë se Republika e Kenias e njeh pavarësinë e Kosovës

Pacolli thotë se Republika e Kenias e njeh pavarësinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori