Të dënuarit që qëndrojnë në burgun 302 nuk kanë pranuar të ndajnë qelinë me vrasësin Dan Hutra. Të shtyrë nga frika se mund të kenë përplasje me të, mësohet se është refuzuar vendimi i Drejtorisë për ta mbajtur në ambiente të përbashkëta. Madje i njëjti veprim është bërë edhe për ushqimin, ku ai qëndron i vetëm.
Vrasësi serial i grave Dan Hutra, është refuzuar nga të gjithë të dënuarit dhe paraburgosurit e burgut 302 në Tiranë.
Askush nga personat e izoluar në këtë burg, nuk ka pranuar të ndajë qelinë me Dan Hutrën, duke refuzuar në mënyrë të plotë vendimin e Drejtorisë së Burgut, për izolimin e Hutrës në ambjentet e përbashkëta.
Lajmi për refuzimin e Hutrës, bëhet me dije nga burime pranë drejtorisë së burgut 302 në Tiranë, të cilat pohuan për “Ora News” se:
“…asnjë nga personat që vuajnë dënimin dhe qëndrojnë në paraburgim nuk ka pranuar të qëndrojë me Dan Hutrën. Frika për lindjen e konflikteve dhe incidenteve brenda qelisë, ka bërë që të gjithë ta shmagin dhe mos i binden udhërit të drejtorisë për sistemimin e tij në qelitë e përbashkëta…”.
Nisur nga kjo situatë Drejtoria e Burgut, ka vendosur të mbajë të izoluar dhe vetmtuar Dan Hutrën, në një ambjent tjetër.
Procesi i ajrimit të tij dhe ushqimit, do kryhet veçmas nga të dënuarit të tjerë, duke e futur Hutrën në një rregjim special.
Ndërsa brenda këtyre 5 ditë të arrestimit, për Dan Hutrën nuk është interesuar asnjë nga të afërmit e tij dhe mbrojtësi ligjor.
Dan Hutra, është autori i vrasjes së Elvira Kurtit, Mevlute Hysës dhe Hasime Dafkut dhe plagosjes së gruas së tij, Elvira Husën, vjehrës Kujtime Hysa dhe të dashurës Marjana Gurakuqi.
Një ditë më parë gjykata e Tiranës, ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Dan Hutrën.
Ndërsa prokuroria që po ndjek rastin, pritet që në ditët në vijim të kërkojë një ekzaminim psiqik të tij, për të mësuar përgjegjësinë mendore të tij.
Dan Hutra, gjatë marjes në pyetje në polici ka pranuar të gjithë krimet, duke mos shfaqur asnjë pendesë para hetuesve./Ora News
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Parashikimi i motit për fundjavë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit