Vranët dhe shi gjatë fundjavës në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot parashihet të mbajë kryesisht i vranët dhe vende-vende me reshje shiu.
Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6°C deri në 9°C, ndërsa maksimalet e ditës do të arrijnë nga 11°C deri në 14°C.
Mot i ngjashëm do të jetë edhe ditën e diel.
“E diel. Parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vlerat minimale do të lëvizin ndërmjet 5°C deri 7°C, ndërsa maksimalet e ditës pritet të regjistrohen nga 11°C deri në 15°C. Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi, e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals














































