LAJMI I FUNDIT:

Vranët dhe me diell, vende-vende riga shiu

Vranët dhe me diell, vende-vende riga shiu
Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurtra me diell.

IHK njofton se vranësirat vende-vende mund të sjellin riga të dobëta shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0°C deri në 3°C, ndërsa maksimalet nga -9°C deri në 14°C.


Era do të fryjë e lehtë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-4 m/s. /Telegrafi/