LAJMI I FUNDIT:

Vranësira dhe reshje shiu në të gjithë territorin e Shqipërisë

Vranësira dhe reshje shiu në të gjithë territorin e Shqipërisë
Foto: Ilustrim

Vijojnë vranësirat e shpeshta në të gjithë Shqipërinë, ku më të theksuara priten në zonat malore.

Parashikohet që vranësirat herë pas here të pësojnë zhvillime të përkohëshme duke krijuar mundësi për reshje të pakta shiu në të gjithë territorin. Shirat më të dukshëm do të jenë në zonat veriore dhe verilindore.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes, por do të rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5 gradë Celcius deri në 20 gradë Celcius.


Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë. /Telegrafi/