LAJMI I FUNDIT:

Von Cramon: BE dhe SHBA të flasin me një zë për Kosovën

Von Cramon: BE dhe SHBA të flasin me një zë për Kosovën

Raportuesja për Kosovë në Parlamentin e Evropës, Viola von Cramon shpreson se në vitin 2021 Bashkimi Evropian do t’i liberalizojë vizat për kosovarët.

Politikanja gjermane ka folur për procesin e dialogut Kosovë-Serbi të lehtësuar nga Brukseli.

Ajo shpreson se me ardhjen në pushtet të demokratëve në Amerikë me presidentin Joe Biden, Evropa do gjejë partnerin e munguar për gati katër vite sa në pushtet ishte Donald Trump.


“Shpresoj se do të flasim me një zë, se nga Washingtoni ne do të kemi më shumë përkrahje sesa në tre vite e gjysmë që i kaluam. Besoj se do kemi njerëz që vijnë nga Departamenti i shtetit e Shtëpia e Bardhë e që e kuptojnë dialogun dhe rajonin më mirë sesa Administrata që po shkon”, tha Von Cramon për Klan Kosova.

Ndërkohë ka shumë mëdyshje e qëndrime politike se cili do të jetë rezultati final i bisedimeve kosovaro –serbe.

Vetë raportuesja thotë se mëtohet të ketë ujdi me të cilën pajtohen të dyja palët me kompromis dhe se presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq e sheh si personin që kryen punë në këtë aspekt kah ana e Beogradit.

“Presidenti Vuciq, ka shumicë të fortë në Parlament. Ai e konsideron veten si president të fortë dhe unë nuk e kuptoj pse ai s’do të ishte në gjendje të gjejë mundësinë për një marrëveshje me Kosovën. Nuk shoh ndonjë mundësi tjetër dhe gjërat smund të përshtaten më mirë se tani. Ne duhet të punojmë me ata që janë në pushtet dhe jam goxha optimiste se do gjejmë zgjidhje”, përfundoi Viola Von Cramon.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori