Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri, ka thënë se gjithçka është gati për kampionatin e ri Raiffeisen Superliga e Kosovës, i cili ka nisur të shtunën.
Vokrri në këtë bisedë për “Epokën e re” ka deklaruar se ky kampionat do të jetë më i mirë për shkak të investimeve që janë bërë nëpër stadiumet e futbollit në Kosovë. “Gjithçka është gati për fillimin e kampionatit. Është bërë shumë mirë që është investuar në fushat e futbollit. Sigurisht përmirësimi i fushave dhe i infrastrukturës në përgjithësi do të ndikojnë në cilësinë e futbollit të Kosovës. Shpresoj se ky kampionat do të jetë më i mirë”, është shprehur Vokrri.
Në këtë kontekst, Vokrri ka thënë se për shkak të investimeve edhe ndeshjet që do të zhvillohen do të jenë më kualitative. “Presim që ky kampionat të jetë më kualitativ sepse përmirësimi i infrastrukturës do të ndikojë dukshëm në cilësi”, ka vlerësuar Vokrri.
Ai ka thënë se gjatë afatit kalimtar futbollistik nuk ka pasur lëvizje të mëdha të futbollistëve nga një klub në tjetrin.
“Secili klub i ka politikat e veta sportive. Disa prej klubeve kanë bërë përforcime më shumë e disa më pak. Këto përforcime janë bërë në bazë të kërkesave të shtabeve profesionale sportive. Pavarësisht kësaj, nuk ka pasur një eksod të madh të lojtarëve, kështu që presim një kampionat mjaft të mirë”, ka deklaruar Vokrri, duke u zotuar se FFK-ja do t’i mbështesë të gjitha klubet. “Klubet duhet të organizohen mirë dhe së bashku do të jemi më të fortë”, ka shtuar ai.
Kreu i FFK-së ka kërkuar nga kubet dhe lojtarët që ndeshjet futbollistike t’i zhvillojnë në suaza të “Fair Play”-it për shkak të monitorimit ndërkombëtar. “Mesazhi im për klubet dhe lojtarët është që gjatë kampionatit të mbizotërojë ‘Fair Play’, sepse jemi në monitorim dhe duke zhvilluar ndeshje miqësore ndërkombëtare”, është shprehur Vokrri.
Angazhohem që Kosova të jetë pjesë e FIFA-s
Fadil Vokrri, kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), ka shprehur optimizëm se ky kampionat do të jetë i fundit para pranimit të Kosovës në FIFA.
“Shpresoj se ky do të jetë kampionati i fundit para pranimit tonë në organizatat kryesore ndërkombëtare të futbollit”, është shprehur Vokrri, duke shtuar se FFK-ja është duke bërë përpjekje maksimale që futbolli i Kosovës të njihet ndërkombëtarisht.
“Përpjekjet tona, që të jemi pjesë e organizatave ndërkombëtare, janë vazhdimisht me FIFA-n. Me këtë organizatë kemi komunikime shumë të shpeshta dhe shpresoj se i gjithë fokusi ynë është i përqendruar në këtë drejtim”, ka deklaruar Vokrri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri