Site icon Telegrafi

Vojvoda e bën hapin e madh, kalon në Mouscron

Mbrojtësi shqiptar ka kaluar në Belgjikë te skuadra Mouscron.

Mërgim Vojvoda, mbrojtësi i djathtë i Shqipërisë U-21, i cili sezonin e fundit ka luajtur me Carl Zeiss Jena  në Gjermani, është transferuar te Mouscron-Peruëelz në Belgjikë.

21-vjeçari kartonin e të cilit e zotëron Standart Liege, tashmë do të jetë pjesë e elitës së futbollit belg.

Sipas mediave në Belgjikë, Standarti e ka lejuar Vojvodën të ikë i lirë te Muscron Peruvelz, por në rast se ai do të shitet në një ekip tjetër, atëherë ata do të përfitojnë 25% të vlerës së kartonit.

Vojvoda është pjesë e Kombëtares Shqiptare tash e një kohë të gjatë, duke qenë një prej shtyllave të kësaj grupmoshe. /Telegrafi/

 

Exit mobile version