Një grua 34 vjeçe, e punësuar si pastruese në Winterthur (Kantoni i Cyrihut), kishte fotografuar kartat e kreditit të klientëve të saj, për të blerë pastaj me to online.
Gjatë dhjetë muajve, sa ka zgjatur “afera” ajo ka blerë sende luksoze me vlerë prej disa mijëra frangash.
Rasti ka ndodhur kështu: Kosovarja kishte hapur fshehurazi një sirtar tavoline në zyrën e një klienti dhe aty kishte gjetur një kartë krediti, shkruan Tages Anzeiger.
Me celularin e saj, ajo kishte fotografuar kartën në fjalë dhe më vonë ka përdorur të dhënat për të blerë përmes internetit.
Në këtë mënyrë ajo ka shpenzuar mbi 10 mijë franga (para të huaja) për të blerë produkte luksoze, rroba, produkte kozmetike dhe pilula diete.
Për më tepër, midis korrikut të vitit 2019 dhe prillit 2020, ajo ka vjedhur të dhënat e kartës së kreditit të gjashtë klientëve të saj, raporton gazeta.
Për këtë delikt, 34 vjeçja është gjykuar javën e kaluar në Gjykatën e Qarkut Winterthur.
Vendimi: Një dënim me para, me kusht prej 12,060 CHF plus një gjobë prej 500 CHF. Por kjo jo vetëm për vjedhjen e kartës së kreditit.
Dënimi për gruan e cila jeton në Zvicër që në moshën dymbëdhjetëvjeçare, i është dhënë edhe për faktin se ka ushtruar shtrëngim mbi njërin nga klientët e vjedhur, përcjell albinfo.
Kur ai e ka vënë re mashtrimin, kosovarja i ka shkruar dy mesazhe duke e kërcënuar se do të vriste veten nëse ai do të njoftonte policinë.
Më tutje, ajo akuzohej se ka marrë përfitime të paligjshme të ndihmës sociale prej rreth 20,000 CHF para se t`i kryente vjedhjet e përmendura me karta krediti.
Ajo ishte e regjistruar në zyrën e papunësisë, pra ka marrë të ardhura aty edhe pse gjatë asaj kohe ka punuar në dy kompani.
Kosovarja ka pranuar veprën por ka thënë: “Nuk e di përse dhe si e bëra këtë gjë. Nuk e kam bërë me qëllim”.
Ajo shpresonte se të dëmtuarit do ta falnin dhe se mund t’ua kthente paratë.
Sipas mbrojtjes së saj, gruaja është e punësuar me orar të plotë si shitëse që nga shtatori dhe deri më tani ka paguar 100 franga.
Gjykata e ka shpallur gruan fajtore për keqpërdorim mashtrues të kartave të kreditit dhe përfitimin e paligjshëm të ndihmave sociale.
Akuza për shtrëngim është rrëzuar për shkak se vepra nuk mundi të provohej sipas ligjit.
Kosovarja, e cila ka një djalë në moshën e shkollës fillore, i cili jeton me të atin, për pak i ka shpëtuar dëbimit nga vendi, transmeton albinfo.ch. Duke shqiptuar vendimi, gjyqtarja është shprehur se ky ishte shansi i saj i fundit. Nëse ajo kryen sërish veprime kriminale, nuk do të falet më.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
E goditi me sëpatë në kokë dhe disa herë në trup, paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e rëndë në Ferizaj
Filkov: Rritje të gjobave për shoferët që rrezikojnë sigurinë në komunikacion
Përplasi për vdekje 49-vjeçarin në rrugën Levan-Vlorë, arrestohet drejtuesi i makinës
Doni të siguroheni se cila është qendra juaj e votimit? - verifikoje për pak sekonda me një proces shumë të lehtë
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell
Intervistë mes Shkurte Fejzës dhe djalit të saj, kandidatit për deputet nga PDK, Arbër Behluli - Pasioni dhe angazhimi i tij politik
Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër