LAJMI I FUNDIT:

VMRO-DPMNE: Nuk na pengojnë përmendoret e shqiptarëve

VMRO-DPMNE: Nuk na pengojnë përmendoret e shqiptarëve

VMRO-DPMNE kërkon nga kryetari i komunës Qendër të qytetit të Shkupit, Andrej Zhernovski, që t’i vendosë përmendoret e shqiptarëve, pasi që nuk u pengon asgjë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Këtë porosi, VMRO-DPMNE-ja ia dërgon Zhernovskit, pas deklaratës së këtij të fundit, se do t’i kërkojë Qeverisë tërheqjen e vendimit për transportin e tre përmendoreve të shqiptarëve.

VMRO-DPMNE-ja thotë se nuk do ta sulmojnë Zhernovskin, pasi që nuk u pengojnë përmendoret, ashtu siç nuk u kanë penguar as përmendorja e Nënë Terezës dhe Skënderbeut.


Sipas tyre, këto tre përmendore nuk janë dhe nuk mund të jenë provokim për maqedonasit, ashtu siç nuk janë provokim për shqiptarët, përmendoret e Nikolla Karevit, Todor Aleksandrovit, e të tjerëve, të vendosura nëpër Shkup dhe Maqedoni./Telegrafi/

Gjithashtu lexo: Zhernovski: Vetëm vendosja e përmendoreve shqiptare është prolonguar

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori