Mban emrin e kryeqytetit historik të Shqipërisë, e ka datëlindjen në ditën më të rëndësishme të historisë shqiptare, ka prejardhje të ndritshme kombëtare nga familja e Dumoshëve të Prishtinës, ndërkaq udhëheq dikasterin më fisnik në kryeqytet - kulturën... “Kam vullnet të punoj dhe krenohem me të arriturat të cilat po palosen çdo ditë”, thotë Vlorë Dumoshi, drejtoreshë në Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Prishtinës.
Bisedoi: Gazmend Kajtazi
Znj. Vlorë, jeni drejtoreshë e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Prishtinës. Kultura është një fushë specifike, ndërsa ju shquheni për guxim, por edhe për tolerancë. Duhet të silleni me kulturë edhe kur ajo nganjëherë mungon?
Toleranca është bazë e kulturës. Sa është e mundshme mundohem t’i përmbahem kësaj linje, por pa hequr dorë nga parimet që kam: ruajtjen e vlerave kulturore dhe përforcimin e tyre në secilin segment të jetës sonë.
Gjërat e mëdha kërkojnë sakrifica të mëdha. Është punë e vështirë kjo që bëni ju?
Çdo punë është vështirë, nëse nuk e punon me dashuri dhe përkushtim. Unë mundohem që çdo punë që nisi, ta punojë me kënaqësi. Ngase, duke vepruar kështu rrezatoj energji pozitive – që është e nevojshme për gjendjen që sot e ka Republika e Kosovës.
Kultura nuk është “vrima e fundit e kavallit!”
Reflektoni një pedanteri dhe zotësi si drejtoreshë e një fushe delikate. Ia dilni mbanë kësaj fushe të gjatë e të gjerë, e cila nuk është e shtruar me lule, por me plot sfida?
Fatkeqësisht, në shoqëritë që nuk kanë ndonjë zhvillim të madh ekonomik, kultura disi cilësohet si “vrima në fund të kavallit…”! Ç’e do, ky është realiteti ynë dhe pikërisht për këtë më duhet ta bëjë dhe po e bëjë të pamundurën që kjo mendësi të ndërrojë. Për sukseset e mia, pavarësisht çfarë janë ato, e kam ndihmën e madhe si nga kryetari i Prishtinës, Dr. Isa Mustafa ashtu, nga i gjithë stafi drejtues dhe nga këshilltarët e Kuvendit Prishtinës – pavarësisht nga përkatësia e tyre partiake. Unë jam mirënjohëse për këtë përkrahje, pa të cilën nuk do të arrija sa duhet në punën time.
Kemi informata se në komuna tjera subvencionimi i krijimtarisë në fusha të ndryshme është i pakapshëm dhe – edhe nëse bëhet diku – është fare simbolik. Si është ndërtuar kjo traditë që në disa fusha të krijimtarisë artistike të realizohen më shumë projekte në Komunën e Prishtinës sesa në Ministrinë e Kulturës?
Viteve të fundit Prishtina ka shtuar fondet për subvencione për kulturë dhe sport. Kemi argumentuar nevojën për përkrahje më të madhe të krijuesve, sidomos atyre të rinj. Për kulturë kurrë nuk duhet të mendohet se kemi mjaftë, prandaj e shoh të arsyeshme të angazhohem që fondet të shtohen vazhdimisht dhe që të përkrahen projektet që kanë vlera.
A keni përkrahje në punën tuaj?
Po. Pa përkrahje askush nuk mund të arrijë atë që synon. Të gjithë, sa jemi në drejtimin e Prishtinës, jam e bindur se po punojmë për të mirën e kryeqytetit tonë.
A konsiderohet kultura si një barrë e rëndë, pa të cilën edhe bën?
Kultura është nevojë e përhershme, ngase ajo shpreh vlerat aktuale që reflekton populli ynë. Por, njëherazi reflekton trashëgiminë e kaluar dhe atë që do t’ua lëmë gjeneratave të ardhshme.
Sa është buxheti për kulturë këtë vit? A shënon ngritje të vazhdueshme, apo tkurrje?
Në vitin 2013 janë rritur fondet për kulturë. Për kulturë do të përdoren edhe fondet të cilat janë përcjellë nga viti 2012 në vitin 2013.
Na mungojnë shumë “kulme” të kulturës
A keni kërkesa të mëdha për përkrahje dhe sa e si po ia dilni t’i përmbushni kërkesat, mbase në rritje, kur dihet se jeni e para e kulturës në Komunën e Prishtinës, kryeqytetin e Kosovës?
Kërkesat janë të mëdha. Ato janë gjithnjë në rritje. Aq kemi nevojë për kulturë sa që edhe po ta kishim gjithë buxhetin e Kosovës nuk besoj se do t’i kënaqnin kërkesat që duhet të plotësohen – nëse duam të jemi pjesë e botës së qytetëruar. Të gjitha qyteteve të Kosovës, e natyrisht edhe të Prishtinës, u mungojnë objektet e infrastrukturës kulturore, që janë bazë për zhvillimin e saj. Pa kulm mbi kokë nuk mund ta quash shtëpinë – shtëpi. E neve shumë “kulme” na mungojnë. Prandaj, ky problem nuk do të duhej të jetë vetëm problem imi, por i gjithsecilit nga ne, posaçërisht i qeveritarëve që planifikojnë buxhetin e Kosovës. Prishtina po i përmbyll projektet emergjente në fushën e arsimit dhe infrastrukturës rrugore. Kjo hap mundësi në të ardhmen që të investohet më shumë në infrastrukturën dhe projektet kulturore, për çka kemi nevoja të mëdha.
Cilat janë disa nga projektet madhore të vitit të shkuar të cilat i keni realizuar dhe cilat janë ato që prisni t’i realizoni sivjet, me prioritet dhe azhuritet?
Projekti që ka rendësi shumë të madhe për mua është ndërtimi i objektit të ri të Bibliotekës së Qytetit “Hivzi Sulejmani”, i cili ka 5800 metra katrorë hapësira të dedikuara për dashamirët e librit, e gjithashtu edhe për forma të tjera të shprehjes së artit dhe kulturës. Lexuesit dhe krijuesit do të mund të përdorin hapësirat multifuksionale brenda bibliotekës, për aktivitetet si: orë letrare, prezantime autorësh të ri, recitale, koncerte të vogla dhe aktivitete tjera të organizuara nga biblioteka, si dhe nga organizatat e ndryshme të pavarura kulturore.
Gjithashtu, i është dhënë rëndësi e madhe edhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore në qytet, duke investuar në restaurimin e Xhamisë së Çarshisë, si dhe restaurimin e Hamamit të Madh, i cili sipas ridestinimit do të shndërrohet në muzeun e qytetit.
Në Qendrën Kulturore të Fëmijëve në Gërmi janë ndërtuar 13 shtëpiza të dedikuara për aktivitetet e fëmijëve gjatë gjithë vitit.
Projekte të tjera të rëndësishme janë Muzeu Memorial dhe Festivali i Artit në Hapësira Publike, Salla e Koncerteve, projekte këto të planifikuara të fillojnë këtë vit.
Vetëm në vitin 2012, qyteti i Prishtinës është pasuruar me mbi 15 terrene sportive dhe kënde të lodrave për fëmijë të vendosura në lagje të ndryshme të qytetit. Gjersa sivjet, ka filluar procedura e ndërtimit të terreneve të tenisit, shtegu i atletikës, pishina e mbyllur, panorama për bjeshkatari dhe projekte tjera të cilat kanë për qëllim krijimin e mundësisë për qytetarët që të merren me aktivitete fizike dhe sport për një jetë të shëndetshme.
Me renovimin e strehimoreve janë krijuar hapësirat të cilat tash funksionalizohen nga grupet dhe qendrat rinore aktive në kryeqytet.
A prisni ditë më të mira për kulturën?
Natyrisht. Investimet e mëdha që po i zhvillojmë në infrastrukturën e kulturës dhe sportit do të japin efektet e tyre në vitet që vijnë. Në vitet e ardhshme parashihet një trend në rritje të vazhdueshme i investimeve dhe subvencioneve për kulturë.
Ju i kryeni punët me shpirt dhe me zemër. A e ka të vështirë të jetë Vlora zemërgjerë edhe kur duhet dhënë para?
Unë kujdesem që paratë të orientohen në projektet që kanë performanca më të mëdha për qytetarët tanë. Kujdesem po ashtu që paraja publike të shfrytëzohet racionalisht dhe në mënyrë ligjore. Paratë i lejon Kuvendi i Komunës, kurse unë si drejtoreshë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kujdesem që të realizoj politikat që bashkërisht me Kryetarin e Komunës i kemi përcaktuar si objektiva në këtë periudhë të zhvillimit tonë. Më gëzon fakti se ekziston një vullnet shumë i mirë i Asamblesë Komunale për përkrahjen e projekteve në kulturë, rini dhe sport.
Krenare me biografinë e familjes
Vini nga një familje atdhetare. Babai juaj është Ismail Dumoshi, një ndër figurat më të shquara kombëtare të pjesës së dytë të shekullit XX. Sigurisht jeni krenare për këtë, por edhe keni paguar haraç të lartë nga regjimi totalitare…
Jam krenare dhe mundohem t’i jem besnike punës dhe jetës së babait tim. “Haraçi” nga regjimet totalitare, siç e formuluat ju, ishin pjesë e haraçit që përjetonte gjithë populli shqiptar i Kosovës – kush më shumë e kush më pak – prandaj, duke qenë pjesë e popullit tim, nga ai edhe kam marr forcë të mbijetojë..
Tash që jemi në demokraci, sa po çmohen figurat e tilla, që rrezikuan dhe reaguan në momente shumë të vështira për kombin shqiptar?
Një poezi e një poeti nga popujt e shtypur thotë: “A do të dijë liria të këndojë për të shtypurit, si kanë kënduar të shtypurit për lirinë…”. Ai nuk e jep përgjigjen, ngase është përgjigje e vështirë, ndaj nuk po përgjigjem as unë. Kryesorja është se jemi të lirë dhe detyrë jona është që këtë liri ta bëjmë domethënëse dhe përmbajtjesore.Keni ambicie për t’u ngritur në politikë?
Në politikë kam hyrë nga dëshira që të jap kontributin tim. Kam vullnet të punojë dhe krenohem me të arriturat të cilat po palosen çdo ditë si tjegullat, në ndërtimin e këtij vendi. Unë kam pikëpamjet e mia për të cilat angazhohem dhe luftoj që të gjejnë vend dhe hapësirë në mozaikun e shtetëndërtimit tonë. Natyrisht se kam edhe koalicionin e bashkëmendimtarëve dhe bashkëmendimtareve me të cilët do të qojmë përpara këto projekte.
Cila është Vlora pasi ta lërë zyrën dhe aureolën e drejtoreshës?
Do të jam ajo që kam qenë gjithmonë – intelektuale e përkushtuar në punën time, pavarësisht se cila do të jetë ajo; nënë që i ndihmon dy djemtë e vet – Rronin dhe Rrapin – t‘i arrijnë majat drejt të cilave po ecin me sukses; mike për miqtë e mi dhe kontribuese e paepshme e mbrojtjes së lirisë dhe demokracisë së Kosovës sonë
E mbani një emër të madh. Kush ua ka vënë dhe a e konsideroni privilegj?
Kam lindur me 28 Nëntor dhe Vlora ishte dhe është “Mekë” e familjes sime. Nëna ime quhet Shqipe, ndërsa babai, Ismail Dumoshi (profesor – albanolog ), detyrën e tij nuk e shikonte vetëm si detyrë e të arsimuarit shkollor, por edhe si detyrë e shenjtë në edukimin patriotik. Xhaxhai im Osmani (vëlla më i ri i babait) ishte ndër organizatoret kryesor të Demonstratave të 1968 që rezultuan me hapjen e Universitetit të Prishtinës dhe lirinë për mbajtje të flamurit kombëtar. Prindërit çdo gjë e lidhnin me kombëtaren. Babai, si strumbullar i kësaj mendësie, dëshironte që edhe me emra tanë ta thoshte atë që ai e ndiente. Nisi me emrin e motrës Albionen (prefiksi “Alb” lidhej me Shqipërinë), për t’u konkretizuar më thekshëm në emrin tim Vlorë, prej nga vjen Kushtrimi (vëllai im) që të valojë (Valoni, vëllai më i vogël) – Flamuri kombëtar… Siç po e shihni, unë nuk mund të devijojë nga kjo linjë e trasuar nga familja ime.
Një komb që e ka gruan e arsimuar, quhet komb i arsimuar
Cila është porosia, dëshira dhe mesazhi për gjithë komunitetin artistik të kryeqytetit, pra në një mënyrë edhe të Kosovës?
Të punojnë për të qenë pjesë e pandarë e mendësisë kombëtare, por njëherazi edhe pjesë e botës tek e cila dëshirojmë të zëmë vend. Kjo ishte aspiratë e brezave që jetuan nder shekuj e që vazhdon të jetë edhe jona.
Ndonëse 8 Marsi është një festë e cila në forma të ndryshme fillimet e kremtimit i ka në rrethana tjera, ajo vazhdon të kremtohet edhe më tej. Si e vlerësoni ju këtë festë? Dhe, cili është mesazhi juaj për femrat e Kosovës?
Do ta apostrofoj një mendim të ndritur të të madhit Sami Frashri: “Një komb që e ka gruan e arsimuar, me të drejt mund të quhet komb i arsimuar”. Uroj që vajzat tona të përpiqen që, duke u arsimuar, të behën gra të denja, nëna që i edukojnë brezat e rinj dhe që Kosovën do ta bëjnë pjesë e pandarë të botës së qytetëruar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Musa Sylejmani: Jemi duke punuar për një film, i cili do të realizohet nga dy produksione shqiptaro-zvicerane IFTP& Helvetia Film
Prof.dr. Florim Cuculi: Kam implantuar me mijëra stenta në karrierën time dhe i bëj përafërsisht 500-600 intervenime në vit
Inva Mula: “Ne nuk mund të shpresojmë te gjenerata e re, pa investuar te fëmijët tanë“
"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA
Bëhet viral goli i tretë i Harry Kane ndaj Augsburgut
Haaland rrezikon të dënohet me burg në Zvicër
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë