Sipas tij, dialogu Kosovë-Serbi nuk bëhet për t’i rregulluar raportet ndërshtetërore, por për të plotësuar dëshirat e Serbisë.

Ai thotë se marrëveshja për Asociacionin e Komunave Serbe (AKS) është dashur të bëhet me qytetarët serbë të Kosovës e jo me Serbinë.


Madje, Vllasi thotë se me AKS-në do të ndodhë ajo që ka ndodhur në Kroaci e në Bosnje para 20-25 viteve.

“Është marrëveshje me Serbinë e me këtë marrëveshje Serbia tenton me qenë prezentë në Kosovë. Prandaj, është e dëmshme”, ka thënë ai. /Telegrafi/Rrokum/