Gruaja e zgjedhur për t’u bërë drejtuesja e parë femër e agjencisë amerikane të spiunazhit duket se po tërheq vëmendje të madhe, duke marrë lavdërime nga shumë njerëz në komunitetin e zbulimit, por edhe duke ngjallur dyshime nga disa ligjvënës dhe të tjerë që vënë në pikëpyetje rolin e saj në përdorimin e taktikave, që disa thonë se mund të klasifikohen si torturë.
Presidenti Donald Trump e njoftoi në Twitter të martën emërimin prej tij të zonjës Gina Haspel në krye të Agjencisë Qendrore të Zbulimit, për të zëvendësuar drejtorin e CIA-s, Mike Pompeo, që po largohet pasi u emërua për të udhëhequr Departamentin e Shtetit.
Mike Pompeo, Director of the CIA, will become our new Secretary of State. He will do a fantastic job! Thank you to Rex Tillerson for his service! Gina Haspel will become the new Director of the CIA, and the first woman so chosen. Congratulations to all!
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) March 13, 2018
“Është njeriu i duhur. E kam njohur mirë këto kohë”, u tha presidenti Trump më pas gazetarëve pranë Shtëpisë së Bardhë, ndërsa po nisej për një udhëtim në Kaliforni.
Haspel, e cila ka shërbyer deri tani si zëvendës drejtoreshë e CIA-s, ka një eksperiencë të gjerë 30 vjeçare me agjencinë, në misione drejtuese të agjencisë jashtë, në vende si Londra, si edhe në operacionet klandestine.
“I jam mirënjohëse presidentit Trump për mundësinë, dhe përulem para rolit që më ka besuar. Nëse konfirmohem, pres me padurim t’i jap presidentit Trump mbështetjen e jashtëzakonshme të agjencisë së zbulimit që ai ka pritur”, tha Haspel në një deklaratë të publikuar nga Shtëpia e Bardhë të martën.
Pompeo dha vlerësime të larta për Haspel kur e zgjodhi atë si numrin dy të agjencisë.
“Gina është një oficere shembullore e zbulimit. Ajo është gjithashtu një drejtuese e provuar me një aftësi të çuditshme për të zgjidhur probleme dhe për të frymëzuar ata që ka rreth saj”, tha Pompeo në atë kohë.
Emërimi i Haspel për të drejtuar CIA-n u forcua më tej të martën vonë, kur drejtori për Zbulimin Kombëtar, Dan Coats, lëshoi një deklaratë duke e quajtur atë një ‘zgjedhje të fuqishme’.
Zyrtarë të tanishëm dhe të mëparshëm kanë lavdëruar pa rezerva Haspel, disa duke thënë se ajo do të sjellë një përmirësim të drejtimit të agjencisë, krahasuar me Pompeo, i cili, edhe pse respektohej, shihej si shumë politik, shkruan VOA.
“CIA do të jetë më mirë tani me një profesioniste të inteligjencës si drejtuesen e saj”, tha Paul Pillar, një ish oficer i lartë i CIA-s që tani punon me Universitetin Georgetown.
Ish-zyrtarë të tjerë thonë se Haspel është një zgjedhje e përkryer, ndërsa agjencia e spiunazhit dhe administrata e Trump, përballen me një klimë të trazuar të krijuar nga ndryshimet e papritura.
“Nëse duan t’i japin fund turbullirave sa më shpejt që të jetë e mundur, kanë bërë zgjidhjen e duhur duke ngritur një shkallë më lartë një zyrtare të dashur dhe të respektuar, me përvojë në agjenci. Unë mendoj se CIA do të jetë mjaft e qetë në lidhje me këtë zgjedhje”, tha ish-drejtori i CIA-s, gjenerali Michael Hayden për The Cipher Brief, një faqe interneti e fokusuar në çështjet e zbulimit dhe sigurisë.
Ish-kolegë gjithashtu theksojnë përvojën e saj si me Rusinë, gjatë fundit të Luftës së Ftohtë, ashtu edhe në përpjekjet e anti-terrorizmit të agjencisë pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 në Qendrën Botërore të Tregëtisë dhe Pentagon.
Disa ligjvënës të rëndësishëm janë shprehur gjithashtu në favor të emërimit të zonjës Haspel.
“Unë e njoh personalisht. Jam krenar për punën e saj. Ajo ka aftësitë e duhura, përvojën dhe gjykimin për të udhëhequr një nga agjensitë më kritike të vendit tonë”, tha në një deklaratë kryetari i Komisionit të Zbulimit në Senat, Richard Burr.
Megjithatë, të tjerët kanë qenë shumë më kritikë, duke theksuar në mënyrë specifike kohën e saj të drejtimit të një burgu të CIA-s në Tajlandë, një nga disa të ashtuquajturat ‘vende të errëta’, në të cilat mbaheshin dhe merreshin në pyetje persona të dyshuar për terrorizëm, duke i detyruar ata ndonjëherë t’i nënshtroheshin teknikave të ashpra të marrjes në pyetje.
Ka pasur gjithashtu kritika për përfshirjen e dyshuar të zonjës Haspel në shkatërrimin e provave filmike që dokumentojnë disa nga marrjet në pyetje.
“Torturimi i të burgosurve në arrest nga SHBA gjatë dekadës së fundit ishte një nga kapitujt më të errët të historisë amerikane”, tha në një deklaratë të martën kryetari i Komisionit të Shërbimeve të Armatosura të Senatit, John McCain.
“Haspel duhet të shpjegojë natyrën dhe shtrirjen e përfshirjes së saj në programin e marrjes në pyetje të CIA-s gjatë procesit të konfirmimit. Ligji aktual amerikan është i qartë në ndalimin e teknikave të zgjeruara të marrjes në pyetje. Çdo kandidat për drejtimin e CIA-s duhet të zotohet pa rezerva për të mbështetur këtë ndalim sipas ligjit”, tha senatori McCain, një republikan i cili vetë është torturuar si i burgosur lufte në Vietnam.
Senatori demokrat Ron Wyden, i cili shërben në Komisionin e Senatit për Zbulimin, shkoi edhe më tej.
“Biografia e zonjës Haspel e bën atë të papërshtatshme për të shërbyer si drejtore e CIA-s. Emërimi i saj duhet të përfshijë transparencën e plotë në lidhje me këtë biografi, të cilin e kam kërkuar temë shumë se një vit më parë kur u emërua zëvendës drejtore”, tha senatori Wyden në një deklaratë.
Ka pasur tashmë një protestë nga grupet e të drejtave të njeriut.
“Askush që ka patur gisht në torturimin e individëve, nuk meriton të mbajë poste publike, le më të udhëheqë një agjenci. Të lejosh dikë që ka pasur dorë të drejtpërdrejtë në këtë program të paligjshëm, imoral dhe kundërproduktiv, është si të harrosh me dëshirë historinë e errët të vendit tonë me torturat”, tha Raha Wala me organizatën Human Rights First.
Të paktën një grup, ECCHR apo Qendra Evropiane për të Drejtat Kushtetuese dhe të Njeriut, ka kërkuar madje arrestimin e Haspel, duke u dhënë prokurorëve gjermanë një përmbledhje të shkurtër që pohon se ajo mbikëqyri torturën e përditshme të dy të burgosurve dhe si zyrtare përgjegjëse, kishte autoritetin ta përfundonte këtë taktikë.
“Vetëm ajo kishte përgjegjësinë për t’i dhënë fund torturës, por nuk e bëri këtë. Hapi tjetër do të ishte lëshimi i një urdhër arresti për të”, tha në qershor të vitit 2017, Sekretari i Përgjithshëm i ECCHR, Wolfgang Kaleck.
Ka pasur pyetje për atë se si do të ndikojë reputacioni i Haspel si e ashpër ndaj terrorizmit nëse ajo konfirmohet në këtë post.
“Nën administratën Trump ne po shohim një rritje në misionet dhe operacionet e udhëhequra nga CIA. Ka pasur një rritje të përdorimit të CIA-s për sulmet me dronë. Duke pasur parasysh biografinë e Gina Haspel, ekspertizën dhe ekspertizën e saj operacionale, ndoshta do të shohim që kjo tendencë të vazhdojë”, tha Rachel Stohl, drejtor menaxhues i Qendrës Stimson. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Aleatët premtojnë mbështetje të mëtejshme për Ukrainën, përpara ditës së 1000-të të luftës së saj me Rusinë
Rezidenca e Netanyahut sulmohet me bomba, policia izraelite jep detajet e para
Pasagjerët të tmerruar, gjërat filluan të bien në dysheme – pamje të aeroplanit të Scandinavian Airlines, teksa po përballej me turbulenca në ajër
Pasagjerët të tmerruar, gjërat filluan të bien në dysheme – pamje të aeroplanit të Scandinavian Airlines, teksa po përballej me turbulenca në ajër
Rezidenca e Netanyahut sulmohet me bomba, policia izraelite jep detajet e para
A mundet Biden ta ndëshkojë Netanyahun në OKB para dorëzimit të detyrës, ashtu siç bëri Obama vite më parë?
Scholz telefonoi Putinin, reagon ashpër Zelensky: Është hapur kutia e Pandorës
Ministrja suedeze “tmerrohet” nga bananet - kudo që ajo shkon, ato duhet të hiqen nëse janë aty
Rusia ka nisur një nga 'sulmet më të mëdha ajrore', thotë ministri i jashtëm ukrainas
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën