LAJMI I FUNDIT:

VLEN: Po punojmë për krijimin e një shërbimi sekret modern, shqiptarët do të jenë të përfaqësuar

VLEN: Po punojmë për krijimin e një shërbimi sekret modern, shqiptarët do të jenë të përfaqësuar

VLEN sot ka reaguar ndaj akuzave të BDI-së për për mospërfaqësimin e shqiptarëve në pozitat udhëheqëse në shërbimet sekrete.

VLEN i kujton BDI-së se ishte pikërisht kjo parti, e cila në vitin 2011, duke qenë pjesë e qeverisë Gruevski, votoi në mbledhjen e qeverisë sistematizimin e ri të Agjencisë së Zbulimit, duke e shkrirë de jure pozitën e zëvendësdrejtorit. Pra, ishte BDI ajo që e la këtë agjenci pa zëvendësdrejtor, pozitë të cilën, për ironi të fatit, në atë kohë e mbante një funksionar i saj.

BDI: Për herë të parë që nga viti 2001 shqiptarët përjashtohen në shërbimet sekrete të Maqedonisë së Veriut
Lexo po ashtu BDI: Për herë të parë që nga viti 2001 shqiptarët përjashtohen në shërbimet sekrete të Maqedonisë së Veriut

“Sa i përket Shërbimit të Zbulimit Ushtarak, ta kujtojmë BDI-në se kjo strukturë, si pjesë e Ministrisë së Mbrojtjes, kurrë nuk ka pasur asnjë udhëheqës shqiptar. Numri i shqiptarëve në këtë shërbim është në nivel minimal, dhe gjatë kohës kur Talat Xhaferi ishte ministër i Mbrojtjes, nuk arriti të ndryshojë asgjë në këtë situatë.


Ndërkohë, ju informojmë se zëvendësdrejtori i Agjencisë Nacionale për Siguri, deri dje kuadër i BDI-së, sapo i ka përfunduar mandati dhe procesi për emërimin e një zëvendësdrejtori të ri është në procedurë e sipër. VLEN po punon për një zgjidhje profesionale dhe një figurë me integritet.

BDI tani u kujtua të flasë për shërbimet sekrete, ndonëse ishte pikërisht kjo parti që lejoi nëpërkëmbjen e shqiptarëve në këto shërbime, veçanërisht në kohën e Sasho Mijallkovit. Ish-numri dy i BDI-së madje arriti ta shpëtojë atë nga gjyqësori si të “pafajshëm””, thuhet në reagimin e VLEN-it.

Nga atje shtojnë se VLEN po punon intensivisht për krijimin e një shërbimi sekret modern, duke bashkuar Agjencinë e Zbulimit (AZ) dhe Agjencinë Nacionale për Siguri (ANS). Ky shërbim do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe pozita e dytë e tij do t’i takojë një profesionisti shqiptar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Profesori Dashnor Nebija ka nevojë për ndihmën tuaj për trajtim mjekësor jashtë vendit

Profesori Dashnor Nebija ka nevojë për ndihmën tuaj për trajtim mjekësor jashtë vendit

Lajme
Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Lajme
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Lajme
Kontrolli i përbashkët kufitar Maqedoni e Veriut - Kosovë, inspektohen punimet për

Kontrolli i përbashkët kufitar Maqedoni e Veriut - Kosovë, inspektohen punimet për "One Stop Shop" në Bllacë

Lajme
Konjufca edhe në këto zgjedhje mori mbi 200 mijë vota, ministri Peci e Murati ndër më të votuarit e 9 shkurtit

Konjufca edhe në këto zgjedhje mori mbi 200 mijë vota, ministri Peci e Murati ndër më të votuarit e 9 shkurtit

Lajme
Pamje nga aksioni i policisë në veri – mbyllen katër qendra ilegale nën dyshimin se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Pamje nga aksioni i policisë në veri – mbyllen katër qendra ilegale nën dyshimin se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kalo në kategori