LAJMI I FUNDIT:

VLEN: Kemi ndarë 100 milionë për komunat, do të përmirësohet infrastruktura në zonat shqiptare

VLEN: Kemi ndarë 100 milionë për komunat, do të përmirësohet infrastruktura në zonat shqiptare

BDI vazhdon të zhytet në gënjeshtra dhe manipulime të përditshme, koalicioni VLEN, brenda Qeverisë, merr përgjegjësinë për të sjellë projekte konkrete dhe
zhvillim të qëndrueshëm për shqiptarët në vend, thuhet në kumtesën e sotme të koalicionit VLEN.

“Pas investimit historik prej 34.5 milionë eurosh për kampusin e Universitetit “Nënë Tereza”, tani është shpallur thirrja publike prej 100 milionë eurove, nga të cilat një pjesë e konsiderueshme do të fokusohet në investime për përmirësimin e infrastrukturës në zonat shqiptare.

Sundimi 22 vjeçar i BDI-së ka lënë pas vetes shkatërrim, ndërsa problemet që ende pengojnë qytetarët të zhvillojnë një jetë normale janë të pafundme. Për këtë arsye, koalicioni VLEN, përmes thirrjes publike prej 100 milionë euro, ka për qëllim të sigurojë zhvillim të drejtë dhe rajonal, duke zgjidhur një herë e përgjithmonë sfidat infrastrukturore që bllokojnë përparimin. Ky program ndërhyrës nuk është vetëm një
premtim – është një përgjigje konkrete për problemet thelbësore të qytetarëve tanë dhe hap një rrugë për një të ardhme më të ndritur dhe më të parashikueshme për të gjithë”, thuhet në kumtesë.


Derisa BDI vazhdon të krenohet me patriotizëm të rremë dhe të shmangë përgjegjësinë për korrupsionin e saj të madh, thonë nga atje, VLEN është këtu për të realizuar atë që ata kurrë nuk e bënë: decentralizimin e vërtetë.

“Ne jemi këtu për të realizuar punë të vërtetë për mirëqenien e qytetarëve! Kalojmë në vepra: realizimi i programit të parë buxhetor prej 100 milionë euro për komunat do të fillojë deri në fund të vitit 2024. Kryetarët e BDI-së mund të konkurrojnë me projekte, dhe ne nga VLEN nuk do t’i diskriminojmë. Jemi të gatshëm ta kryejmë edhe punën e tyre”, thonë nga VLEN./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Lajme
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Lajme
Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Lajme
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori