VLEN: Interpelanca kundër Gashit është bashkëpunim opozitar pas perdeve mes “Të Majtës”, LSDM-së dhe BDI-së
![VLEN: Interpelanca kundër Gashit është bashkëpunim opozitar pas perdeve mes “Të Majtës”, LSDM-së dhe BDI-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/VLEN-1-780x439.png)
Koalicioni VLEN që është pjesë e Qeverisë, ka reaguar në lidhje me interpelancën ndaj kryetarit të Kuvendit Afrim Gashi, e cila sot do të gjendet para deputetëve. Nga VLEN thonë se “BDI dhe LSDM janë të gatshëm ta ndjekin “Të Majtën” nëse kjo duket si formula për të shpëtuar ish-funksionarët e tyre.
“Pikërisht kjo është ajo që po ndodh me trinom-in LEVICA-LSDM-BDI. “LEVICA“, një parti me bindje të thella anti-NATO, po përpiqet së bashku me deputetët e LSDM-së dhe BDI-së të mbjellë farën e tensioneve në shoqëri, duke përdorur edhe interpelanën kundër kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, si një segment në skenarin e tyre. Nuk është për t’u habitur që LSDM, e cila deri dje shkatërroi çdo institucion së bashku me partnerin e saj në krim, BDI, tani ka vendosur të luajë sipas notave të LEVICËS, e cila nderon regjimet komuniste të Enver Hoxhës dhe Kim Jong Un-it”.
“Nga ana tjetër, BDI, partia që hedh gurin dhe fsheh dorën, shfrytëzon çdo mundësi për të shpëtuar nga korrupsioni politik që e ka përfshirë deri në palcë. Ky trinom, i kapur në një spirale të mashtrimeve, synon të krijojë një aleancë të rrezikshme dhe të pamoralshme. Meqë e dijnë se nuk kanë asgjë të re për të ofruar dhe që mbështetja e tyre është në rënie të lirë, ata kërkojnë shpëtim në shkaktimin e krizave”.
“Ky trinom tregon se janë të gatshëm të luajnë me interesat nacionale dhe stabilitetin e vendit vetëm për të penguar drejtësinë. Në fund, bashkëpunimi mes LEVICËS, LSDM-së dhe BDI-së është një dëshmi se as LSDM dhe as BDI nuk janë euroatlantistë, nuk janë për një shoqëri për të gjithë, dhe nuk mbështesin vlerat perëndimore. Ata janë thjesht klientelistë që tani duan me çdo kusht të mbrojnë pasurinë e fituar në mënyrë të paligjshme dhe të shmangin përgjegjësinë për grabitjen që i bënë popullit”, thonë nga VLEN./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Veterani Adnan Hyseni i drejtohet OVL-UÇK-së me një letër: Nuk po më pëlqen bojkotimi i festimit të pavarësisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/uckkk-780x439.png)
Veterani Adnan Hyseni i drejtohet OVL-UÇK-së me një letër: Nuk po më pëlqen bojkotimi i festimit të pavarësisë
![Nga protestat në Serbi te zgjedhjet në Kosovë dhe manipulimi i serbëve nga Vuçiq – Videnoviq flet për raportet mes dy vendeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ivan-videnovic-foto-ndnv-3-1024x569-1-780x439.jpg)
Nga protestat në Serbi te zgjedhjet në Kosovë dhe manipulimi i serbëve nga Vuçiq – Videnoviq flet për raportet mes dy vendeve
![Kishin hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, dogana gjen mbi 500 kilogramë mjaltë në dy vetura](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480161701_1037071128456018_2246888718518334382_n-780x439.jpg)
Kishin hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, dogana gjen mbi 500 kilogramë mjaltë në dy vetura
![Kurti takon shefin e diplomacisë turke: Turqia është partner dhe aleat i Kosovës me të cilin kemi marrëdhënie bilaterale të forta](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ZKP-ZKM-15-2-2025-7-e1739624976738-780x439.jpg)
Kurti takon shefin e diplomacisë turke: Turqia është partner dhe aleat i Kosovës me të cilin kemi marrëdhënie bilaterale të forta
![Vonohen pagesat e BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2022/12/Bashkimi-Evropian-1-780x439.jpg)
Vonohen pagesat e BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor
![Reagon Veliaj: Djali im jetim, me urdhër prokurori dhe vendim gjykate](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_12-5-780x439.jpg)
Reagon Veliaj: Djali im jetim, me urdhër prokurori dhe vendim gjykate
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/bebe-780x439.jpg)
Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe
![Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/e4b3e67c-dbb2-4803-b7b0-d1371debac6c-780x439.jpg)
Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët
![Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/usyk-780x439.jpeg)
Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/egli-gjesti-1-780x439.png)
"Me mua asnjëherë nuk ka pasur lojë" - Pas injorimit, Egli ende beson në sinqeritetin e Gjestit
![Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fury-780x439.png)
Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi
![Kosova pa 193 njohjet e premtuara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/281289382_741900460152277_3996124371227527709_n-780x439.png)
Kosova pa 193 njohjet e premtuara