VLEN: Hipokrizia e BDI-së nuk është patriotizëm, por paniku se ajo parti nuk di të jetojë pa pushtet

Koalicioni VLEN ka reaguar ndaj udhëheqësisë së Bashkimit Demokratik për Integrim me Likovën.
Nga VLEN thonë se “Kur banorët e Likovës pinin ujë me arsen, Erkan Arifi nuk shqetësohej. Sot, papritmas është bërë “patriot i madh” dhe na del se i dhemb shumë për shqiptarët.
"Në Matejç, shokët e Erkan Arifit dhe ministrat e BDI-së ndanin para për manastirin pikërisht në kohën kur po e shisnin shqiptarinë në kuadër të Ballkanit të Hapur: 300 mijë denarë në vitin 2020, 1 milion në vitin 2021 dhe 1,5 milion në vitin 2023. Pra, sa ishin në pushtet, nuk u pengonte as kisha, as festa fetare. përkundrazi, i financonin me buxhet. Sot, nga opozita, bëjnë sikur “u dhemb” kombi. Çfarë ndryshoi? Vetëm një gjë: pushteti dhe privilegjet u ikën nga duart. Likova e di mirë kush e helmoi me ujë, kush e poshtëroi dhe kush e përdori vetëm për tenderë e pasuri personale. Banorët e dinë se hipokrizia e Erkan Arifit dhe BDI-së nuk është patriotizëm, por paniku i një partie që nuk di të jetojë pa pushtet”, thuhet në reagimin e VLEN.


































