Pasi kryetari i ZNAM, Maksim Dimitireski tha për VLEN-in që “ta korrigjojnë veten, mos ta emitojnë BDI-në”, ka reaguar VLEN. Këta të fundit thonë se nuk është e patjetërsueshme që partnerët qeverisës të pajtohen për të gjitha dhe se secili ka të drejtë të ndërtojë identitetin e tij bazuar në bindjet që ka.
VLEN i bënë thirrje ZNAM që siç thotë, të mos i bëjë pa vetëdije qefin BDI-së ndërkohë që tha se udhëheqja e tyre kriminale dëshiron tensione në të gjitha fushatë”.
“Çdo subjekt politik ka të drejtën demokratike për të ndërtuar identitetin e tij bazuar në bindjet e veta. Nuk është e nevojshme të pajtohemi për të gjitha çështjet, por duhet të respektojmë njëri-tjetrin duke pasur parasysh faktin se jemi pjesë e një Qeverie të përbashkët, pasi kjo është në interes të të gjithë qytetarëve, pavarësisht përkatësisë etnike, fetare apo politike. Si Qeveri, kemi prioritete programore të përcaktuara dhe të harmonizuara dhe detyra jonë është të punojmë me përkushtim për realizimin e tyre. Në këtë kontekst, i bëjmë thirrje ZNAM-it që të mos i bëjë pa vetëdije qefin BDI-së”.
“Udhëheqja e tyre kriminale dëshiron tensione në të gjitha fushat. Për t'i shpëtuar përgjegjësisë penale për korrupsionin e kryer politik dhe për të ruajtur pasurinë e fituar në mënyrë të paligjshme, ata ëndërrojnë edhe për tërmete Brenda koalicionit qeveritar”.
“VLEN fitoi 107 mijë vota shqiptare dhe nuk mund të tjetërsohet etnikisht vetëm për ta bërë lëvizjen ZNAM të ndihet rehat në Qeveri. Sidomos duke marrë parasysh se Dimitrievski është zgjedhur kryetar i komunës së Kumanovës edhe me vota shqiptare dhe e di shumë mirë rëndësinë e mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë. Nuk duam të besojmë se ZNAM dëshiron të hyjë në një fushatë për zgjedhjet lokale duke përsëritur kredon e gabuar të Tito Petkovskit nga zgjedhjet presidenciale të vitit 1999 – nuk na duhen votat e shqiptarëve. Shumica parlamentare përbëhet nga dy koalicione dhe një lëvizje si ZNAM. Teza se ata janë vetëm partnerë të OBRM-PDUKM-së është populizëm naiv me jetë të shkurtër”, thonë nga VLEN.
“VLEN është krijuar si një reflektim i nevojës së shumicës së shqiptarëve që kërkonin një opsion krejtësisht të kundërt nga BDI-ja. VLEN do të vazhdojë të ndërtojë një doktrinë autentike politike, të cilën do ta zbatojë përmes një strukture të re dhe moderne koalicioni, detyra e së cilës është zgjidhja e problemeve të qytetarëve dhe sigurimi i një të ardhmeje të sigurt për shqiptarët. Koalicioni VLEN është sinqerisht dhe ndershmërisht i përkushtuar ndaj decentralizimit, përshpejtimit të perspektivave të BE-së dhe vazhdimit të punës së tij për të luftuar krimin dhe korrupsionin”, thuhet në kumtesën e VLEN.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

MPB: Është ndaluar shtetasi i Kosovës në vendkalimin kufitar “Tabanoc”, tentoi të hynte në RMV me patentë shofer të falsifikuar

Ademi: Afrim Gashi me një për qind mbështetje, është caktuar kryeparlamentar

Privohen nga liria tre persona në rajonin e Kumanovës dhe Kratovës, për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit

Ramadani: Javën tjetër me gjasë zhbllokohet Kuvendi, s’ka Qeveri Kurti 3

AIP gjobit me 8 mijë euro marketin që kishte të vendosur kamerën përballë kabinës provuese të rrobave

Kjo ishte makina më luksoze e Shqipërisë komuniste - makina që priti udhëheqësin sovjetik Nikita Hrushov

Natasha Kandiq nderohet me Çelësin e Qytetit të Prishtinës

Si arriti Dogana e Kosovës ta kapë një orë dore në vlerë 400 mijë euro në Aeroportin e Prishtinës?

Mjet i pashpërthyer i Luftës së Dytë Botërore në Stagovë të Kaçanikut, KFOR del me paralajmërim për rrezikun

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Egli tregon shpifjet e rënda: Kam dëgjuar që edhe kur dola herën e parë nga Big Brother, kam abortuar

Tha se fitoi një analfabet që çoi në rrënim një vajzë, Egli i përgjigjet Laertit: Nuk jam e shkatërruar, jam e lumtur

Cili është trendi i importit të veturave nga Koreja e Jugut në Kosovë?

Si arriti Dogana e Kosovës ta kapë një orë dore në vlerë 400 mijë euro në Aeroportin e Prishtinës?

Rozana kritikon Gertën për mbështetje ndaj Gjestit, banorja: Kuptova që isha me të kur hëngri shpullën e ju të dy ndenjtët si statuja

"Do ta zëvendësoja Eglin me Gertën", Arbër Hajdari thotë se katërshja që shkoi në finale nuk ishte ajo që ai kishte menduar