BDI është bërë sinonim i krimit, korrupsionit dhe zhvatjes së bizneseve dhe qytetarëve, veçanërisht të shqiptarëve, thuhet në kumtesën e sotme të VLEN-it.
“Kjo parti, me prirje të regjimeve afrikane dhe latine, gjatë sundimit të tyre 20-vjeçar, ka sjellë qytetarin në gjendje të lypësarisë. Ndërsa një grusht njerëzish nga kjo parti pasuroheshin dhe jetonin në luks, shqiptari i thjeshtë që fitonte bukën me ndershmëri, vuante për barna, libra shkollorë dhe nevoja të tjera elementare.
Të nderuar qytetarë, koalicioni VLEN nuk do të lejojë që BDI të përdorë shqiptarët si mburojë për sundimin e tyre kriminal. Duhet të dini se derisa BDI në opozitë e ka gojën plot me patriotizëm të rremë, një klikë e tyre kanë mbushur xhepat.
Skandalet e tyre nuk do të lejojmë që të harrohen. Ramiz Merko, i njohur si “sherifi lokal” i Strugës, gjatë katër mandateve të tij si kryetar komune, ngriti një perandori për vete dhe familjen e tij, saqë Departamenti Amerikan i Shtetit e vendosi në listën e zezë për korrupsion. Nazim Bushi, zëvendës-ministër i MPB-së, së bashku me të birin e tij, pushonte nëpër hotele superluksoze të Turqisë ku një natë kushtonte 20 mijë euro. Drin Ahmeti, nipi i Ali Ahmetit, bleu Soravinë për 20 milionë euro dhe më pas u kap me fishekzjarre.
Blerant Xhaferi, djali i kryekuvendarit të atëhershëm Talat Xhaferi, tërhoqi vëmendjen kur Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit bëri të ditur se ka dhënë provimin e jurisprudencës para se të diplomojë, e më pas u bë prokuror. Mos të flasim për Lotarinë dhe lojërat e fatit në regji të Përparim Bajramit dhe Artan Grubit që kanë mbërthyer lagjet tona. Presim që organet e rendit ta kryejnë punën e tyre për të cilën paguhen nga qytetarët dhe ta kthejnë besimin në sundimin e ligjit”, akuzojnë nga VLEN./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMaqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar