LAJMI I FUNDIT:

VLEN: Me BDI-në shëndetësia ishte në “vdekje klinike”

VLEN: Me BDI-në shëndetësia ishte në “vdekje klinike”

VLEN në një kumtesë për media thotë se “BDI po shfrytëzon edhe rastet më të dhimbshme për të ushqyer egot e saj të pafre”.

Nga VLEN thonë se “BDI është po ajo parti që, nga korrupsioni i saj, ka shkaktuar vdekjen e 14 qytetarëve në spitalin modular të Tetovës”.

“Kjo është po ajo parti që për dy dekada mbajti mijëra punonjës shëndetësorë në pasiguri, duke i mbajtur me kontrata të përkohshme dhe i përdori si vegla elektorale. Por, me Taravarin në krye të shëndetësisë, kjo praktikë e turpshme merr fund! Pasiguria e tyre po përmbyllet, duke filluar me sistemimin e mbi 1000 punonjësve mjekësorë!”


“Faktet nuk gënjejnë. Që kur VLEN ka marrë përgjegjësinë për shëndetësinë, gjërat kanë filluar të ndryshojnë. Për herë të parë pas 15 vitesh, lista pozitive e barnave është përditësuar, duke lehtësuar barrën e mijëra pacientëve. Vetëm këtë vit, falë angazhimit të ministrit Arben Taravari, janë pranuar 300 specializantë të rinj dhe 300 të tjerë do të pranohen vitin e ardhshëm”, thonë nga VLEN.

“A e dini si ishte Klinika e Fëmijëve kur BDI-ja non grata ishte në pushtet? Një rrënojë e vërtetë! Pa pajisje bazike, me kushte çnjerëzore dhe kuzhina të shkatërruara. Por, për vetëm gjashtë muaj, drejtori i ri, Rexhep Memedi, me punë të pandalshme, po e ngre Klinikën në këmbë. BDI-ја non grata e la shëndetësinë në “vdekje klinike”, por tani ajo po kthehet në jetë, falë përkushtimit dhe vizionit të Taravarit”, thonë nga VLEN.

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori