LAJMI I FUNDIT:

VLEN: BDI dhe patericat e saj të humbur në të kaluarën, të izoluar në realitetin e sotëm

VLEN: BDI dhe patericat e saj të humbur në të kaluarën, të izoluar në realitetin e sotëm

Koalicioni VLEN deklaratat e BDI-së i ka quajtur si përpjekje të dëshpëruara për të shpërqendruar qytetarët nga e vërteta.

Nga VLEN thonë se BDI dhe patericat e saj janë të rrëzuar politikisht dhe të izoluar, pa vizion dhe pa të ardhme.

“Sot, kur shohin që VLEN po sjell ndryshim, ata bëjnë atë që dinë më mirë, krijojnë zhurmë për të mbuluar dështimet e tyre.


Por shqiptarët e dinë të vërtetën: BDI është e izoluar! Ata nuk i dëgjon askush, as brenda vendit dhe as jashtë. Amerikanët i kanë vulosur si të padëshiruar, dhe këtë nuk e mbulojnë dot me fjalë të mëdha. Ne, koalicioni VLEN, jemi krenarë që respektohemi ndërkombëtarisht.

Pjesëmarrja jonë në inaugurimin e Presidentit Trump është një nder dhe një dëshmi e pozicionit tonë të fortë në arenën ndërkombëtare.

Aktualisht Afrim Gashi, Izet Mexhiti, Arben Taravari dhe Zeqirija Ibrahimi ndodhen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për takime të rëndësishme, ku po diskutojnë për nevojat reale të qytetarëve dhe për të ardhmen e vendit.

Në vend që të kërkojë akuza kundër të tjerëve përmes kumtesave, BDI duhet të shikojë në oborrin e saj dhe të shpjegojë se si liderët e saj arritën deri në atë pikë që të jenë në lista të zeza apo nën monitorim nga institucionet ndërkombëtare. Ndërsa ne ndërtojmë ura, BDI dhe patericat e saj kanë ngelur në vendnumëro me politikat e tyre të vjetra dhe pa vizion.

BDI dhe patericat e saj mund të bëjnë zhurmë sa të duan, por shqiptarët e dinë kush po punon për ta dhe kush ka dështuar. Dikush në Uashington duke përfaqësuar shqiptarët, dikush duke fshirë djersën nga frika se mos përfundojnë në listat e zeza! VLEN është zëri i popullit, ndërsa BDI non grata është turpi i së kaluarës”, thonë nga VLEN./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Berisha nga

Berisha nga "Vatra": Qeveria e re e Kosovës të jetë shumë më e kujdesshme në marrëdhëniet me SHBA-në

Lajme
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Kalo në kategori