Një qytetar nga Komuna e Vitisë ka raportuar në polici rastin e një vjedhjeje.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, dy persona të dyshuar kanë vjedhur një mjet bujqësor – traktor.


Me urdhër të prokurorit të shtetit, janë iniciuar hetimet lidhur me rastin dhe autoritetet janë duke punuar në identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve.

Ndryshe, policia thekson se rasti është cilësuar si “Vjedhje e rëndë”. /Telegrafi/