LAJMI I FUNDIT:

Vizita Studimore për Digjitalizimin e Industrisë së Turizmit në Val Di Fassa

Vizita Studimore për Digjitalizimin e Industrisë së Turizmit në Val Di Fassa

Pjesëmarrës në Vizitën Studimore për Digjitalizimin e Industrisë së Turizmit në Val Di Fassa ishin nga Kosova dhe Mali i Zi përmes projektit të financuar nga Bashkimi Evropian, “Zhvillimi i inovacionit dhe ndërmarrësisë në rajonin ndërkufitar të Kosovës dhe Malit të Zi, programi CBC Kosovë-Mali i Zi”


Në këtë grup të pjesëmarrësve ishin pjesë projekt menaxherët, zyrtarë të komunave, biznesmen lokal, përfaqësues të OJQ-ve, gazetarë, përkthyes, dhe administratorët e Shtëpive të Inovacionit.

Turizmi

Gjithsej, 10 përfaqësues ishin nga Kosova dhe 10 nga Mali i Zi.

Gjatë qëndrimit në Val Di Fassa, grupi pati rastin të krijoj marrëdhenie të mira pune mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Po ashtu, grupi pati rastin të përcjellë nga afër operimin e bizneseve të turizmit dhe mësoj më shumë rreth historisë së vendit, dolomitet, malet. Pjesëmarrësit mësuan detaisht se si funksionojnë bizneset e turizmit dhe si zhvillojnë turizmin gjatë të gjitha stinëve me tempo të njëjtë të numrit të turistëve.

I gjithë ky shpjegim shërbeu si shembull për t’u përcjellë nga pjesëmarrësit e grupit. /Telegrafi/