LAJMI I FUNDIT:

Vizita e Nulandit dhe Ambasada e ‘painformuar’ (Video)

Vizita e Nulandit dhe Ambasada e ‘painformuar’ (Video)

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk e pohon e as nuk e mohon vizitën e ndihmëssekretares amerikane të Shtetit, Victoria Nuland, këtë javë në Kosovë.

Michelle Schohn, zëdhënëse e Ambasadës amerikane, përmes postës elektronike ka dhënë vetëm një përgjigje të shkurtër për Tribuna Channel.

“Ne nuk kemi ndonjë informacion që mund të ndajmë me ju në këtë kohë”, ka thënë Schohn, pa dhënë shumë sqarime për pyetjet që i janë përcjell nga televizioni.


Vizita e Nulandit në Kosovë është paralajmëruar nga ana e medieve. Qëllimi i vizitës është thënë se do të jetë Marrëveshja për demarkacion me Malin e Zi.