LAJMI I FUNDIT:

Vizita e kryeministrit Kurti, Komuna e Tetovës me regjim të posaçëm të komunikacionit

Vizita e kryeministrit Kurti, Komuna e Tetovës me regjim të posaçëm të komunikacionit

Për shkak të vizitës së kryeministrit të Republikës së Kosovës, Komuna e Tetovës ka ndryshuar regjimin e komunikacionit.

Nga Komuna e Tetovës bëjnë të ditur se nesër nga ora 7:00 deri në ora 22:00, Zona A2 nga rrethrrotullimi tek Vero e deri në qendër të qytetit dhe Zona A3 nga qendra deri tek kthesa tek Tropiko, do të jenë të ndaluara për parkim.

“Ky vendim vjen për shkak të vizitës së delegacionit të lartë nga Republika e Kosovës të udhëhequr nga kryeministri z. Albin Kurti në Komunën e Tetovës. Kërkojmë nga qytetarët që gjatë ditës së nesërme të mos parkojnë veturat në zonën A2 dhe A3, dhe kështu të shmangin dënimet”, thuhet në njoftimin e Komunës së Tetovës.


Ata shtojnë se në bashkëpunim me Ndërmarrjen Publike “ Parkingu i qytetit” kanë vendosur që nesër të gjitha zonat e parkimit në Tetovë do jenë pa pagesë.

“Gjithashtu, njoftojmë qytetarët se nesër do të jenë të hapura oborret e shkollave fillore dhe të mesme si dhe parkingu prapa objektit të komunës”, thuhet në fund të njoftimit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Politikë
'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Politikë
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Alergjitë ndaj polenit, ‘pluhurit të shtëpisë’ e pickimit të bletës – alergologu Enis Halimi tregon cilat janë simptomat dhe si t’i menaxhojmë rastet urgjente

Alergjitë ndaj polenit, ‘pluhurit të shtëpisë’ e pickimit të bletës – alergologu Enis Halimi tregon cilat janë simptomat dhe si t’i menaxhojmë rastet urgjente

Shëndetësi
Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Lajme
Kalo në kategori