Lëvizja Vetëvendosje nuk dëshiron të hetohet lufta e UÇK-së si luftë kriminale, sepse ajo ka qenë luftë çlirimtare ndaj një pushtuesi kriminal, por ky subjekt dëshiron dhe do të punojë vazhdimisht që të gjykohen të gjithë ata që kanë abuzuar me pushtetin, të korruptuarit që po e grryejnë Kosovën përbrenda dhe po e shtrembërojnë fotografinë tonë nga jashtë.
Kështu ka deklaruar kryetari i VV-së për Prishtinë, Arben Vitia, gjatë hapjes së mbledhjes së Këshillit të Qendrës së Vetëvendosjes në Prishtinë.
Ai deklaroi se Kosova po udhëhiqet nga njerëz të shantazhuar, e për këta të fundit, tha se nën shantazh po e pranojnë edhe Gjykatën Speciale.
“Ne nuk duam të luftohet ose të hetohet lufta e UÇK-së si luftë kriminale, sepse ajo ka qenë luftë çlirimtare ndaj një pushtuesi kriminal, por ne duam dhe do të punojmë vazhdimisht që të gjykohen të gjithë ata që kanë abuzuar me pushtetin, të korruptuarit që po e grryejnë Kosovën përbrenda dhe po e shtrembërojnë fotografinë tonë nga jashtë, madje, këtë njerëz të shantazhuar po përpiqen të japin edhe territor për Serbinë sipas të ashtuquajturit kompromis të dhimbshëm”, ka thënë Vitia, raporton KP.
Ai ka folur edhe për situatën në Kosovë, ku ndër të tjerash ka përmendur edhe njohjet që ka humbur Kosova gjatë 10 viteve të fundit. Sipas tij, Kosova nuk ka shumë të arritura gjatë kësaj dekade.
“A është rritur niveli ekonomik i familjeve mesatare të Kosovës në këto dhjetë vite, a është zvogëluar papunësia, a është luftuar korrupsioni? Fatkeqësisht në të gjitha pyetjet përgjigja është dëshpëruese. Me këtë nivel dhe shkallë të zhvillimit, Kosovës do i duhen edhe rreth 40 vite për ta arritur Kroacinë”, ka thënë Vitia.
Pavarësisht se nuk janë më në krye të Prishtinës, Vitia ka premtuar se VV do të qëndrojë çdo herë afër qytetarëve të kësaj komune, sepse sipas tij, kjo komunë është fituar nga votat për Vetëvendosjen.
“Ne do të vazhdojmë të jemi opozita që ngre zërin pandalur për problemet e qytetarit për shkak se edhe ne jemi subjekti me më së shumti përkrahje në Prishtinë. Por kemi edhe një arsye për të qenë edhe më të angazhuar edhe më të zellshëm, sepse vota qytetare, pavarësisht zhvillimeve të fundit në komunën e Prishtinës, ishte votë për Lëvizjen Vetëvendosje”, ka deklaruar Vitia.
Sipas tij, gjatë vitit 2018 qendra e VV-së në Prishtinë ka arritur një numër prej 6000 anëtarësh.
E për vitin 2019, Vitia ka njoftuar se fokusi i tyre do të jetë hapja e pikave të reja dhe angazhimi më i madh i grave dhe vajzave në këtë parti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Breshka “fluturuese” kapet në Vlorë, të veçantat e kësaj specie

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri