Kombëtarja e Shqipërisë e ka përmbyllur një vit aspak të mirë sa i përket rezultateve në fushën e lojës.

Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri italian Christian Panucci e kishin nisur me humbje një ndeshje miqësore vitin 2018.


Ndeshja e parë në vitin 2018 për Shqipërinë ishte në shtëpi ku u mposht në miqësore nga Norvegjia 0-1 falë një goli në minutën e 70-të nga Rosted.

Mavraj e1543785477279  1

Në majin e vitit që kemi lënë pas, Shqipëria u përballë në një ndeshje miqësore me Kosovën në Zurich të Zvicrës.

Kuqezinjtë ishin favoritë, por në fushë nuk treguan thuajse asgjë duke pësuar humbje me rezultat të thellë 0-3.

Për më keq, në këtë takim Shqipëria nuk e gjuajti asnjë shut në gol për gjatë 80 minutave lojë.

shqiperia humbet miqesoren me kosoven 3 0 11

Me humbje Shqipëria vazhdoi edhe në qershor, përsëri në një ndeshje miqësore kur kësaj radhe na mposhti Ukraina me rezultat të thellë 1-4.

Yarmolenko dhe Konoplyanka me nga dy gola realizuan për ukrainasit, ndërsa Emanuel Ndoj shënoi golin e vetëm për Shqipërinë.

Kuqezinjtë dëshpëruan edhe në Ligën e Kombeve

Kombëtarja shqiptare ishte në Ligën C të Ligës së Kombeve në Grupin 1 së bashku me Skocinë dhe Izraelin.

Shqipëria e nisi mirë kampanjën në Ligën e Kombeve, pasi në ndeshjen e parë arriti një fitore në shtëpi ndaj Izraelit me rezultat minimal 1-0, falë golit të shënuar nga Taulant Xhaka.

taulant xhakaok

Tri ditë më vonë pas kësaj fitore, Shqipëria u mposhtë në udhëtim te Skocia me rezultat 2-0.

Kombëtarja shqiptare pësoi edhe dy humbje të tjera në Ligën e Kombeve, 2-0 në udhëtim te Izraeli dhe u turpërua para tifozëve të vet nga Skocia 0-4.

Kësisoj Kuqezinjtë përfunduan në vendin e fundit në Grupin 1, por shpëtuan fatmirësisht pa rënë nga Liga C.

5b92d9e472b01278994057

Gjatë vitit 2018, Shqipëria zhvilloi edhe dy ndeshje të tjera miqësore, ku barazoi me Jordanin pa gola 0-0 dhe në ndeshjen e fundit e mposhti Uellsin me rezultat minimal 1-0 falë golit nga Bekim Balaj.

Shorti për kualifikimet e kampionatit evropian, Kuqezinjtë përballen me kampionët e Botës

Kombëtarja shqiptare do të kërkojë ta përsërisë suksesin e vitit 2016 kur arriti kualifikimin në kampionatin evropian.

Kuqezinjtë tani janë në Grupin H, një grup që ka shumë skuadra të barabarta.

Nga vazo e parë në këtë grup është kampioni në fuqi i botës, Franca.

shqiperia 1

Ndërkohë Turqia dhe Islanda janë dy kundërshtarët direkt të Shqipërisë për njërën pozitë që i dërgon në Kampionatin Evropian.

Dy kombëtaret tjera në këtë grup janë edhe Moldavia dhe Andorra, një grup që shihet i kalueshëm për Kuqezinjtë.

Ndeshjet kualifikuese për kampionatin evropian, Shqipëria do t’i nisë më 22 mars dhe ndeshjen e parë e zhvillon në shtëpi përballë Turqisë.

Orari i Shqipërisë:Shqipëri-Turqi, 22 Mars 2019 Andorra-Shqipëri, 25 Mars 2019 Islandë-Shqipëri, 8 Qershor 2019 Shqipëri-Moldavi, 11 Qershor 2019 Francë-Shqipëri, 7 Shtator 2019 Shqipëri-Islandë, 10 Shtator 2019 Turqi-Shqipëri, 11 Tetor 2019 Moldavi-Shqipëri, 14 Tetor 2019 Shqipëri-Andorra, 16 Nëntor 2019 Shqipëri-Francë, 19 Nëntor 2019

auto panucciiii1536246717

Nuk ndryshon pozitë në ranglistën e FIFA-s

Kombëtarja shqiptare nuk e ka pasur vitin e saj më të mirë, pasi ka pësuar shumë humbje.

Por në ranglistën e FIFA-së, Shqipëria nuk ka ndryshuar fare pozitë gjatë vitit 2018.

Shqipëria e nisi në pozitën e 60-të vitin 2018, ndërsa gjatë muajve kishte rënie.

Por në fund të vitit, falë fitores kundër Uellsit, Shqipëria e ka përmbyllur përsëri në të njëjtën pozitë me 1372 pikë. /Telegrafi/

telegrafi sport app