LAJMI I FUNDIT:

Vinicius shpërthen në lot kur flet për racizmin: Më ka humbur dëshira për të luajtur, askush nuk po më mbështet

Vinicius shpërthen në lot kur flet për racizmin: Më ka humbur dëshira për të luajtur, askush nuk po më mbështet

Vinicius Jr është paraqitur sot (e hënë) në konferencën për shtyp para ndeshjes që Brazili do ta luajë nesër (e martë) ndaj Spanjës në “Santiago Bernabeu”.

Disa nga pyetjet e parashtruara nga gazetarët kishin të bëjnë me fenomenin e racizmit që ka qenë i pranishëm pothuajse në çdo ndeshje që Real Madridi e ka luajtur si mysafir gjatë këtij sezoni.

Kjo bëri që gjatë përgjigjeve që dha, të rrëmbehet nga emocionet dhe të fillojë të qajë. Për ta ngritur moralin e tij, të pranishmit në konferencë filluan me duartrokitje.


“Faleminderit të gjithëve për mbështetjen ndaj meje, për mesazhet që po i dërgoni. Sot, unë kam shumë forcë nga familja dhe miqtë e mi. Jam krenar që vij këtu dhe flas në emër të shume njerëzve, për të gjithë ata që kanë vuajtur nga kjo, ka qenë shumë e vështirë”, ka thënë Vinicius fillimisht.

“Unë kurrë nuk kam parë që kjo (racizmi) të ndodh për një kohë kaq të gjatë, ndihem çdo ditë e më i mërzitur, çdo ditë po më humb dëshira për të luajtur, askush nuk po më mbështet mua”.

“Ata më ofendojnë për shkak të ngjyrës së lëkurës sime. Për të më bërë të luaj keq, ata mund të më ofendojnë në shumë gjëra të tjera, unë nuk do të them asgjë. Shpresoj se një ditë do të shkojë në stadiume pa menduar se çfarë do të ndodhë”, është shprehur braziliani.

“Unë nuk kam menduar asnjëherë që të largohem nga La Liga sepse nuk do t’ua jap racistëve atë që duan. Unë do të vazhdoj të luajë në klubin më të madh në botë, të shënojë shumë gola, dhe racistët mund të vazhdojnë të më shohin mua”.

“Unë do të vazhdojë tek Real Madridi sepse presidenti më mbështet mua, klubi më mbështet dhe unë do të vazhdojë të fitojë shumë trofe”, ka deklaruar ylli i Real Madridit./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
U tha se fiton mbi tre milionë euro për ta mbrojtur Messin - truproja e argjentinasit mes thirrjeve për ndihmë në profesion mohon zërat

U tha se fiton mbi tre milionë euro për ta mbrojtur Messin - truproja e argjentinasit mes thirrjeve për ndihmë në profesion mohon zërat

Ligat tjera
Avantazh i madh për Real Madridin për ndeshjen kthyese: Ylli i Man Cityt nuk luan në Bernabeu

Avantazh i madh për Real Madridin për ndeshjen kthyese: Ylli i Man Cityt nuk luan në Bernabeu

Liga e Kampionëve
Duke anashkaluar Messin, Marcelo tregon cili lojtar i Barcelonës ia bëri 'jetën ferrë' sa herë që përballeshin

Duke anashkaluar Messin, Marcelo tregon cili lojtar i Barcelonës ia bëri 'jetën ferrë' sa herë që përballeshin

La Liga
Duke i poshtëruar mbrojtësit kundërshtarë - Jhon Duran shënoi një nga solo golat më të mirë të sezonit

Duke i poshtëruar mbrojtësit kundërshtarë - Jhon Duran shënoi një nga solo golat më të mirë të sezonit

Ligat tjera
'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

Ligue 1
Eksperti i leximit të buzëve zbulon atë që Arne Slot i tha në të vërtetë Michael Oliverit para kartonit të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon atë që Arne Slot i tha në të vërtetë Michael Oliverit para kartonit të kuq

Premier League
Kalo në kategori