Site icon Telegrafi

Vinicius shkakton zhurmë në rrjet për shkak të një veprimi ndaj volejbollistes turke: Ajo është 16 vjeçe, a je i çmendur?

Vinicius Junior dhe Miray Oyuncusu

Futbollisti brazilian, Vinicius Junior, është një nga futbollistët më të mirë në botë, por edhe ndër më të urryerit për shkak të sjelljes së tij në fushën e futbollit.

Por këtë herë zemëroi fansat e publikun për një veprim që bëri jashtë fushës së futbollit.

Përkatësisht, Vinicius e ka ndjekur në Instagram volejbollisten turke Miray Oyuncus dhe ka pëlqyer disa nga fotot e saj, për këtë arsye ka marrë shumë komente negative.

Kjo për faktin se volejbollistja e Besiktas është vetëm 16 vjeçare dhe pyetja është nëse Vinicius e dinte këtë para se ta ndiqte në atë rrjet social.

Lexo po ashtu Vinicius Jr konsideron një lëvizje dyvjeçare në Arabi Saudite pasi Real Madridi refuzon rritjen e pagës

Megjithatë, ky gjest i tij shkaktoi zhurmë të madhe në rrjet duke i lënë komente nga më të ndryshmet.

“Idiot, ajo është vetëm 16 vjeçare. A je i çmendur?”, ka qenë vetëm njëri nga komentet.

Megjithatë, sa i përket anës profesionale Vinicius e ka bërë të qartë se dëshiron të qëndrojë në Real Madrid, por kërkon një rritje page. /Telegrafi/

Exit mobile version