Vinicius rikrijoi golin e Ronaldos kundër Galatasarayt

Vinicus Junior ishte fantastik në fitoren e Real Madridi kundër Shakhtar Donetskut në ndeshjen e raundit të tretë të fazës grupore në Ligën e Kampionëve.
Sulmuesi brazilian i shënoi dy nga pesë golat e Los Blancos në triumfin e arritur në Kiev, si edhe asistoi në golin e Rodrygos.
Goli i tij i dytë personal (i treti për Realin) ishte më i veçantë, duke qenë se është krahasuar me superyllin portugez, Cristiano Ronaldo.
Tifozët e futbollit kanë shpërndarë video në rrjetet sociale duke bërë krahasime ndërmjet golit të Vinicius kundër Shakhtarit dhe atij të CR7 ndaj Galatasarayt të realizuar në vitin 2013.

Nga
Telegrafi
19/10/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































