Viktor Buzhala ka bërë të ditur se është larguar nga partia Guxo pasi nuk i mjafton të jetë anëtar i thjeshtë i një partie.

Buzhala në një postim në Facebook shkruan se qëllimi i tij ishte të kontribuonte, por sipas tij, deri tani nuk i është dhënë mundësi.


Lexoni të plotë postimin e tij:

Të nderuar, kam vendosur të largohem nga partia Guxo. Nuk më mjafton, as nuk më plotëson të qenurit vetëm anëtar i thjeshtë i një partie politike.

Për të hyrë në politikë, më është dashur të sakrifikoj shumë në aspektin personal. Qëllimi i vetëm ishte të kontribuoja. Deri tash, nuk mu dha ajo mundësi.

Siç e dini unë nuk arrita të bëhem deputet, nuk jam pjese e asnjë dikasteri qeveritar apo institucional, sikurse nuk jam pjese e asnjë strukture te Guxo, pra nuk më është apo ofruar asnjë përgjegjësi aty.

E kjo situate, ku unë mbetem totalisht i paangazhuar, duke konsideruar që mundësia për të kontribuar nga këndi i anëtarit të thjeshtë të një partie është zero, bie ndesh totalisht me atë për çka unë jam angazhuar ne politike.

Dua ta falënderoj bashke- kryetaren e Guxo, zonjën Donika Gervalla për mbështetjen që ma ka dhënë që nga dita e parë.

Për fund, më duhet të sqaroj që bindjet e mia politike mbesin të njëjta dhe ndërmend me i ndryshu nuk e kam. /Telegrafi/