Telegrafi

Videoja nxiti me të madhe teorinë e pranisë së një alieni – policia e Miamit jep sqarimin për të gjithë

Policia e Miamit ka reaguar pas videos virale që nxiti në internet teori të shumta konspiracioni për praninë e një alieni gjatë një incidenti në ditën e Vitit të Ri.

Në videon virale, njerëzit nxitën teorinë se një figurë jashtëtokësore po “lundronte” pranë veturave të policisë jashtë një marketi në Miami, transmeton Telegrafi.

Policët ishin mobilizuar aty kur 50 adoleshentë filluan një trazirë jashtë Bayside Marketplace dhe shkaktuan një panik duke ndezur fishekzjarrë.

Mirëpo, në mesin e policëve lëvizte një figurë misterioze për të cilën njerëzit pretenduan se ishte qenie jashtëtokësore.

Policia e Majamit mohoi së fundmi pretendimet duke thënë se figura në fjalë ishte thjesht një person me hije. /Telegrafi/