Është lansuar një video kompilacion nga përleshja mes Noizyt dhe Cozman para një prej hoteleve luksoze në qendër të Prishtinës.
Video e re e cila është publikuar i bashkangjitet asaj të vjetrës dhe dhe është vetëm një vazhdim i materialeve që po përdor policia për të zbardhur gjithë ngjarjen.
Në një pjesë të videos dëgjohet Cozman duke u thënë policëve pasi e arrestuan se dikush tjetër e goditi atë i pari, pa pikë faji.
Shfajëzimi i Cozman vjen pasi janë dëgjuar grushte dhe krisma mes dyja grupeve, ku mbeti i lënduar Noizy në të pasme dhe Varrosi në stomak, shkruan Telegrafi.
Nuk dihet ende versioni i plotë i ngjarjes, por duke marrë parasysh se reperi i Babastars është në liri me kusht, nuk është larg nga mendja që ai ka tentuar t’i ikë incidentit pa u arrestuar.
Cozman u arrestua dhe ishte për 48 orë në paraburgim, teksa u lirua në procedurë, teksa Noizy nuk u arrestua fare dhe vetëm u trajtua në QKUK.
Reperi i Babastars dje publikoi një fotografi live në Snapchat, ku tregoi se nuk ka asnjë pasojë nga përleshja, ani pse në video e pranon se atë e ka goditur dikush. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=ewmXvzVfwxs