Në njoftimin e KQZ-së bëhet e ditur se PDK do të ketë 307 vëzhgues, LDK 224, AAK 130, FER 14 vëzhgues, koalicioni AKR-PD-PSD-PPI-PPK-PNDSH-PGJK 6 vëzhgues; koalicioni VAKAT 13 vëzhgues, LDD 50 vëzhgues.

Organizata joqeveritare “Ngrite Zërin edhe Ti” do të ketë 85 vëzhgues, Parlamenti Evropian 2 vëzhgues, Misioni i Ekspertëve për Zgjedhje (EUEEM) 5 vëzhgues. Vëzhgues do të ketë edhe nga ambasadat e huajave në vend dhe nga institucionet ndërkombëtare të pranishme në Kosovë.


KQZ bëri emërimin edhe të menaxherëve të ri të qendrave të votimit për komunën e Drenas-it, Skenderaj-it, Deçan-it, dhe në një qendër votimi në Lipjan dhe Malishevë.

Ndërkaq, mediat raportojnë se është miratuar kërkesa nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave për buxhet shtesë prej 400 mijë eurosh për rivotimin e 9 janarit. /Telegrafi/