Vetura godet një këmbësor në Lipjan, arrestohet shoferi

Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Lipjan, një veturë ka goditur një këmbësorë.
Lidhur me rastin policia ka arritur ta arrestojë vozitësin, ndërsa viktima është dërguar në QKUK.
“Është arrestuar vozitësi mashkull kosovar pasi që me veturë nga pa kujdesia ka goditur këmbësorin mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
13/11/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































