LAJMI I FUNDIT:

Vetura autonome Vern së shpejti në rrugët e Kroacisë

Vetura autonome Vern së shpejti në rrugët e Kroacisë

Kompania e re e Mate Rimac, Verne, e prezantuar në vitin 2026, u jep shoferëve kontroll të madh brenda automjetit autonom.

Bëhet e ditur se Verne po ndërton një aplikacion për udhëtime që do t’i lejojë drejtuesit të vendosin temperaturën, ndriçimin dhe aromën e automjetit para se të arrijnë te ai.


Forma unike e Verne vjen nga dizajni i kabinës.

Kompania e dizajnoi veturën duke maksimizuar hapësirën për këmbë, për të cilën pretendohet se është më e madhe se e një Rolls-Royce, përcjell Telegrafi.

Siç raportohet, brenda veturës ka vetëm dy vende, sepse Verne zbuloi se 90 për qind e udhëtimeve përbëhej vetëm nga një ose dy persona.

Gjithashtu, modeli përmban një ekran info-argëtues, edhe pse i mungon timoni dhe pedalet.

Pjesa e jashtme unike e Verne fsheh kamerat, radarët, sistemet LIDAR dhe mekanizmat e pastrimit të integruara thellë.

Verne së pari do të dalë në rrugët e Zagrebit në vitin 2026, në Kroaci, përpara se të zgjerohet në Mbretërinë e Bashkuar, Gjermani dhe Lindjen e Mesme.

Ka plane për t’u zgjeruar në mbarë botën dhe kompania tashmë po ndërton objektin e saj të parë të prodhimit në Kroaci.

Kompania mban emrin e Zhyl Vernit. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Një shofer thotë se Tesla e tij

Një shofer thotë se Tesla e tij "hipi në shina të trenit" pasi Autopilot i ngatërroi me një rrugë

Auto
Qytetari nga Dragashi me ide gjeniale për ta mbrojtur veturën nga breshëri

Qytetari nga Dragashi me ide gjeniale për ta mbrojtur veturën nga breshëri

Auto
BMW ndërpret prodhimin e modelit të njohur dhe një tjetër e ka fatin e pasigurt

BMW ndërpret prodhimin e modelit të njohur dhe një tjetër e ka fatin e pasigurt

Auto
Ferrari beson se klientët e tyre janë mjaft të pasur sa mund të mbulojnë një abonim vjetor prej 7,000 euro për një garanci të zgjatur të baterisë

Ferrari beson se klientët e tyre janë mjaft të pasur sa mund të mbulojnë një abonim vjetor prej 7,000 euro për një garanci të zgjatur të baterisë

Auto
Toyota shiti mbi 1.2 milion vetura të markës Corolla

Toyota shiti mbi 1.2 milion vetura të markës Corolla

Kalimi në kryqëzim në të njëjtat kushte: Kush duhet të lëvizë i pari?

Kalimi në kryqëzim në të njëjtat kushte: Kush duhet të lëvizë i pari?

Kalo në kategori