Pranë viktimës është gjetur dhe arma e gjahut, tip çifte që e mbante me leje në banesën e tij. Nuk jepen shumë detaje mbi këtë vdekje e cila mund të ketë ndodhur në orët e vona të natës së të dielës duke u gdhirë e hëna. Mësohet se kanë qenë fqinjët e tij që kanë dëgjuar krismat e armës dhe kanë njoftuar policinë, e cila aktualisht ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetime për këtë ngjarje tragjike, që ka tronditur familjarët dhe miqtë e tij. Mësohet se Serbo jetonte i vetëm në banesën e tij, raporton BalkanWeb.
Llazi Serbo e ka nisur karrierën e tij artistike me dramën “Njolla të Murrme”, ndërkohë që do të arrinte në 100 numri i roleve në skenën e teatrit dhe në ekran. Ndër personazhet që ka lozur veçohet roli i komandantit gjerman në filmin “Nusja dhe Shtetrrethimi”. Por të paharrueshme në kujtesën e publikut shqiptar do të mbetet dhe figura e Dalanit, në filmin “Yjet e Netëve të Gjata”, roli i Kreshnik Martinit në filmin “Operacioni i zjarrit” etj.
Për kontributin e tij të çmuar në kinematografi dhe kulturën shqiptare, Llazi Serbo u vlerësua me titullin “Artist i Merituar”. Një vit më parë, shtator 2009, Këshilli i Qarkut të Korçës i dha çmimin “Nderi i Qarkut”/Telegrafi/