LAJMI I FUNDIT:

Vetëvendosje: Trego Edita Tahiri, a janë ndërruar kufijtë administrativë në veri të vendit?

Vetëvendosje: Trego Edita Tahiri, a janë ndërruar kufijtë administrativë në veri të vendit?

Lëvizja Vetëvendosje, përmes një kumtese thotë se Edita Tahiri është shërbyese e bindur e dialogut me Serbinë. Sipas tyre, dialogu që askush më nuk po e beson, ajo po e vazhdon.

“Për urën mbi lumin Ibër, palë e pakontestueshme është Serbia. Pra, që ura mbi Ibër të lirohet, apo sovraniteti shtetëror të shtrihet në këtë pjesë të vendit, na duhet leja e Serbisë. Situata bëhet tragjikomike kur e sheh se as pas gjithë këtyre viteve negociata nuk e kanë kuptuar që këtë leje s’do ta marrin ndonjëherë”, thuhet në këtë reagim. “Shërbyesja e dialogut që hiqet si diplomate, siç janë diplomatët e PDK-së, diçka nuk po tregon lidhur me këtë marrëveshje: çfarë ka ndodhur me kufijtë administrativë të komunave?! Serbia po kërkon që lumi Ibër të bëhet edhe vija ndarëse etnike midis dy anëve të qytetit. Kjo është arsyeja pse deri më tani nuk kemi pasur përparim në lirimin e urës”.

VV, në fund të kumtesës shtron këto pyetje: Çfarë vendimi është marrë lidhur me vendbanimet shqiptare në veri? A janë ndërruar kufijtë administrative në Lagjen e Doktorëve, Suhodoll, Gushavc, Vinarc dhe Vidimiriq?


“Përgjigju Edita Tahiri!”, thuhet në reagim.

Në trend Lajme

Më shumë
Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga nivel shumë i ultë

Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga nivel shumë i ultë

Lajme
Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve

Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve

Lajme
Euronews: Sfidat e tranzicionit të FSK-së në forcë me kapacitete të plota ushtarake

Euronews: Sfidat e tranzicionit të FSK-së në forcë me kapacitete të plota ushtarake

Lajme
Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses,Caka: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik

Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses,Caka: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik

Politikë
Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera

Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera

Politikë
Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve

Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve

Lajme
Kalo në kategori