Pas protestës së shoqërisë civile për shkarkimin e Kryeprokurorit, Aleksandër Lumezi, aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë ndërmarrë një aksioni përpara zyrave të Qeverisë, Presidentit e Kryetarit të Kuvendit.

Me shkrimin e parullës "KOKAT E KRIMIT" dhe vendosjen e një baneri aktivistët shpërfaqën për siç thonë ata, "emrat që kanë kapur, mbajnë peng dhe kërcënojnë organet e sistemit të drejtësisë."


"Largimi nga Kosova i prokurorit Blakaj është simptomë më e fundit e një sëmundje kronike nga e cila tash e këto vite të pasluftës lëngon Republika e Kosovës. Shkaqet e saj e kanë rrënjën në personat që strehohen në këto zyra. Pa mposhtjen e tyre nuk shërohet as drejtësia as vendi", thotë VV, përcjell Telegrafi

39946600 10155370842857000 4153996363287232512 o

39872830 10155370843257000 6833124064052117504 o

39899898 10155370843562000 8989431602102665216 o

39913547 10155370844062000 8509729127173980160 o

39914030 10155370843712000 863910165961768960 o

39936605 10155370842807000 4602222057990651904 o