Vetëm tetë minuta pasi u ngrit në ajër, rrëzohet helikopteri në Minneapolis – humbin jetën të gjithë personat në bord

Vetëm tetë minuta pasi u ngrit në ajër, rrëzohet helikopteri në Minneapolis – humbin jetën të gjithë personat në bord
Një helikopter është rrëzuar në një zonë rurale në Minneapolis dhe është përfshirë nga zjarri të shtunën mbrëma, ku si pasojë kanë humbur jetën të gjithë që gjendeshin në bord.
Aeroplani Robinson R66 u rrëzua në Lakeville, në perëndim të aeroportit Airlake, tetë minuta pasi ishte ngritur në ajër nga Sky Park në Lydia, ka njoftuar policia, transmeton Telegrafi.
“Sipas informacioneve preliminare, helikopteri është rrëzuar në rrethana të panjohura”, u tha nga policia amerikane.
Ata gjithashtu bën të ditur se nuk ka të mbijetuar, kurse akoma nuk është konfirmuar numri i personave që gjendeshin në bord.
Bëhet fjalë për një helikopter me një motor që mund të transportoj pilotin dhe deri në katër pasagjerë. /Telegrafi/





















































