LAJMI I FUNDIT:

Vetëm 17 ditë pa klub, Besnik Hasi emërohet trajner i gjigantit belg

Vetëm 17 ditë pa klub, Besnik Hasi emërohet trajner i gjigantit belg

Besnik Hasi është bërë me skuadër të re vetëm 17 ditë pasi u largua nga KV Mechelen.

Trajneri kosovar u largua nga Mechelen, derisa tanimë është emëruar në krye të gjigantit belg RSC Anderlecht.

Për Hasin është rikthim te Anderelchti, pasi e kishte udhëhequr këtë skuadër për dy vite nga 2014 deri më 2016.


Anderlechti ka vendosur të ndahet me trajnerin e deritanishëm David Hubert, derisa Hasi do ta zëvendësojë atë me një kontratë deri në fund të sezonit ku mund të vazhdohet.

“E njoh këtë klub dhe pritshmëritë që vijnë me të. Është kënaqësi të drejtoj edhe një herë ekipin e parë të Anderlechtit”, tha Hasi.

Hasi si trajner i Anderlechtit fitoi titullin kampion dhe Superkupën e Belgjikës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pak orë para ndeshjes me Holandën, De la Fuente befason Raul Asencion

Pak orë para ndeshjes me Holandën, De la Fuente befason Raul Asencion

Përfaqësueset
Gruaja e Ronaldo Nazario e cilëson Brazilin 'një vend të neveritshëm' pasi legjenda e futbollit u tërhoq nga zgjedhjet

Gruaja e Ronaldo Nazario e cilëson Brazilin 'një vend të neveritshëm' pasi legjenda e futbollit u tërhoq nga zgjedhjet

Përfaqësueset
Kosova luan ndaj Islandës në

Kosova luan ndaj Islandës në "Fadil Vokrri" në play-off të Ligës së Kombeve

Arsyeja pse Lamine Yamal mban të dy emrat në fanellën e tij, por asnjëri nuk ka lidhje me familjen e tij

Arsyeja pse Lamine Yamal mban të dy emrat në fanellën e tij, por asnjëri nuk ka lidhje me familjen e tij

Përfaqësueset
Wirtz refuzon kalimin te Man City, ka vendosur për një tjetër klub të madh evropian

Wirtz refuzon kalimin te Man City, ka vendosur për një tjetër klub të madh evropian

Bundesliga
Ronaldo vetëm i 9-ti: Toni Kroos rendit 10 lojtarët më të mirë të goditjeve të lira të të gjitha kohërave

Ronaldo vetëm i 9-ti: Toni Kroos rendit 10 lojtarët më të mirë të goditjeve të lira të të gjitha kohërave

Ndërkombëtare
Kalo në kategori