LAJMI I FUNDIT:

Vespa Night vjen në Central Park – motoçikleta ikonike, muzikë e shumë supriza

Vespa Night vjen në Central Park – motoçikleta ikonike, muzikë e shumë supriza

Bëhuni gati për një mbrëmje të paharruar me emocione dhe stil në dy rrota – kjo sepse Central Park po sjellë për herë të parë Vespa Night më 2 shtator, nga ora 18:00 deri në orën 22:00.

Central Park do të shndërrohet në qendrën e të apasionuarve pas motorëve Vespa.Në këtë natë do përjetoni atmosferë kënaqësie, argëtim dhe surpriza fantastike.

E asnjë festë nuk është e plotë pa ushqim dhe pije nga Birra Peja, GO+, Sach Pizza, AGORA food & coffee, LIRI dhe Drive Zone.

Përveç kësaj në Vespa Night ju pret edhe muzikë e argëtim i pafund nga DJ Eskei – që do t’ju bëjë të vallëzoni si asnjëherë më parë, ndërsa HOSTI-i Drin Gashi, do të përkujdeset që çdo moment të jetë i mbushur me energji dhe emocion.

Përveç ushqimit, pijeve dhe muzikës, do të ketë edhe çmime dhe dhurata të shumta, duke përfshirë VOUCHERS nga dyqanet e Central Park.

Pra, nëse jeni një adhurues i Vespa-s ose thjesht kërkoni një natë argëtuese, Vespa Night është ngjarja për ju!

Bota Jote – Central Park.