Qendrat e Strehimit në Kosovë ofrojnë shërbime esenciale të jetesës për gratë dhe vajzat të cilat kanë përjetuar dhunë në familje. Të mbijetuarat e dhunës, përfshirë fëmijët mund të gjejnë strehim në këto Qendër.
Në këto qendra përveç kushteve themelore për jetesë grave iu ofrohet edhe mbështetje psikologjike e emocionale, bëhen programe fuqizimi drejt një jete të pavarur, e po ashtu ka edhe shërbime të cilat ofrojnë adresimin e dhunës në familje dhe asaj në baza gjinore.
Sipas organizatës Un Women strehimoret kanë kapacitetin për të siguruar një gamë të mbrojtjes dhe shërbimeve mbështetëse të nevojshme për të ndihmuar të mbijetuarat dhe ata që janë në rrezik të dhunës për të shmangur abuzimet në të ardhmen.
Strehimoret, gjithashtu mund të kontribuojnë në rritjen e ndërgjegjësimit dhe ndryshimit shoqëror si pjesë e përpjekjeve më të gjera për të parandaluar dhunën ndaj grave dhe vajzave krejtësisht.
Është Qendra për Mirëqenien e Gruas në Pejë e cila kryen këto shërbime për më shumë se 20 vite.
Ardita Ramizi Bala, drejtoresha e kësaj qendre që tregon se aktualisht brenda qendrës ka tetë persona të strehuar, katër gra dhe katër fëmijë. Sipas saj nevoja për strehim vjen për shkak të dhunës ndaj grave dhe vajzave, duke e përfshirë edhe dhunën në familje.
Por, edhe përkundër përpjekjeve të tyre për t’iu ofruar një jetë sa më të mirë të strehuarave, qendra ndodhet përballë vështirësive të ndryshme.
“Vështirësi në punë është edhe mos përkrahja financiare. Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale përkrahë strehimoret e Kosovës. Këtë vit kontrata është 11 mujore dhe përfundon në dhjetor 2020 dhe do të kemi shumë vështirësi për të ofruar shërbimet e strehimit pa përkrahje financiare në vitin 2021”, tha Bala.
Ajo shtoi se vështirësi tjetër për këtë qendër ka qenë edhe përballja me pandeminë COVID-19.
“Puna 24 orësh ka qenë sfida më e madhe gjatë pandemisë, izolimi i grave, dhomave, ofrimi online i mësimit për fëmijët e strehuar, frika nga virusi duke mos pasur informata më shumë rreth pasojave dhe simptomave etj. Gratë kanë pasur kërkesa të shumta duke filluar nga strehimi, ndihmë juridike, ndihmë në ushqim dhe higjienë. Pasi ju është ndaluar puna gjatë pandemisë gratë nëna vetëushqyese kanë pasur problem me blerjen e ushqimit dhe gjërave të nevojshme për fëmijët e tyre. Ne ju kemi ndihmuar me pako ushqimore dhe higjienike”, tha drejtoresha e Qendrës për Mirëqenien e Gruas në Pejë.
Ndërkaq që pandemia ishte problematike për këto qendra të strehimit e konfirmon edhe drejtoresha e Qendrës së Mbrojtjes së Grave dhe Fëmijëve, Zana Asllani.
Sipas saj, për shkak të karantinimit të njerëzve gjatë pandemisë dhuna në familje është rritur.
“Shtimi i rasteve të dhunës në familje të cilat kërkuan strehim në strehimoren tonë ishte më i theksuar gjatë muajve qershor e korrik. Menjëherë pas masave të reja për lirimin nga karantinimi në Qendër të Studentëve, ndërsa si kërkesë e shtuar ishte konsultimi përmes rrjeteve sociale dhe numrit tim kontaktues. Rastet që kërkonin këshillim në forma të ndryshme ishin si shkak i izolimit dhe frikës për kërkim të strehimit në kohë pandemie, shkaku i mundësisë së infektimit me COVID-19”, tha Asllani.
Sipas drejtoreshës së kësaj qendre, sfidë tjetër për ta ishte edhe zhvendosja nga objekti ku ishin më parë gjatë kohës së pandemisë. Kjo zhvendosje e cila ishte e përkohshme ndodhi në kohën e rëndë të pandemisë.
Edhe në studimin e bërë nga Instituti Evropian për Barazi Gjinore ka rezultuar se për shkak të “ngujimit” për shkak të pandemisë COVID-19, rastet e dhunës në familje janë rritur. E për këtë nuk kanë mundur as të drejtohen në institucione të caktuara për ndihmë.
E sociologu Besnik Peci, ka thënë se arsyeja që ka ndodhur një fenomen i tillë është për shkak të ankthit social, që ka ndikuar në përkeqësimin e raporteve familjare.
Por, ai përmend një varg arsyesh pse ekziston dhuna ndaj grave.
“Dhuna ndaj grave ndodh si rezultat i emancipimit të dobët të meshkujve, nivelit të ultë të vetëdijes së tyre dhe përvojave traumatike të tyre nga periudha e fëmijërisë. Gjithashtu mungesa e qasjes se barabartë të grave në punë, trashëgimia familjare është faktor tjetër që i pozicionon burrat në një pozitë ma të avancuar dhe i japin vetes të drejtë për sjellje agresive ndaj grave”, ka thënë Peci.
Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, vetëm në pjesën e parë të këtij viti janë paraqitur mbi 1300 raste të raportuara të dhunës ndaj grave. /Erza Elezaj/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë