Premtoi para për futbollistët, dha premtime për investime, nënshkroi kontrata me kompani të huaja të cilat do të investojnë në Kosovë, etj. Por, këto nuk i bëri kryeministri i Qeverisë, të cilat veprime janë kryesisht kompetencë e tij.
Këto veprime u bënë nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili jo rrallë herë gjatë 2016-ës dukej se vishte petkun e udhëheqësit të Qeverisë. Bile ai para pak kohësh, nënshkroi marrëveshje mirëkuptimi me kompaninë investuese amerikane, në industrinë e mermerit, “Stone Allience”.
“Kjo është një nga ditët me të veçanta, por edhe më krenare të qenit kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Kosova dhe qytetarët e këtij vendi kanë nevojë për storie të suksesit. Dhe sot në rrethana të lirisë, suksesi më i madh dhe krenaria më e madhe është për ata njerëz të cilët arrijnë të krijojnë vende të lira pune, për qytetarët e republikës sonë. Në të njëjtën kohë dhe përmirësojnë bilancin tregtar të cilin e kemi shumë deficitar…. Ardhja e një kompanie të tillë amerikane dhe investimi i tyre dhjetëra milionëshe në Republikën e Kosovës, punësimi i 2500 njerëzve ka një rëndësi të jashtëzakonshme”, tha ai.
Me veprimet e tij, Veseli, la nën hije figurën e kryeministrit Mustafa.
Analistë politik thonë se këto taktika që i përdori kryetari i PDK-së kanë qenë veprime sfiduese karshi partnerit ët tij të koalicionit qeverisës, kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa.
Imer Mushkolaj quan absurde veprimet e Veselit.
“Kadri Veseli është sjellë si kryeministër, për shkak se iu ka dashur të sillet si i tillë. Në kuptimin se e ka marrë PDK-në pas Hashim Thaçit në njëfarë forme është dashur që të tregohet. Duke qenë në krye të Kuvendit të Kosovës, ai nuk ka fuqi ekzekutive dhe ne kemi pasur situatat absurde ku z. Veseli ka shkuar nëpër komuna të Kosovës, ka takuar biznese, ka takuar njerëz, dhe ka premtuar investime. Ka premtuar realizim të projekteve në cilësinë e kryetarit të Kuvendit, gjë që nuk ndodh në asnjë Republikë parlamentare. Mirëpo ne duhet ta kemi parasysh që PDK, është partia numër një në Kosovë, në raport me LDK-në dhe se kjo në njëfarë forme i ka dhënë krah z. Veseli që të shfaqet si i tillë. Mirëpo duke pasur parasysh dhe synimin e tij legjitim, që në zgjedhjet e ardhshme të kandidoj për postin e të parit të Qeverisë, kryeministrit. Në anën tjetër unë besoj se zoti Veseli e ka bërë këtë p unë dhe për ta sfiduar z. Mustafa dhe për t’i treguar se pavarësisht jemi në koalicion, unë jam i forti”, tha Mushkolaj, shkruan Kosovapress.
Ndërsa thotë se Isa Mustafa ka bërë gabim trashanik kur ka hyrë në koalicion me PDK-në, Mushkolaj mendon se qasja goditëse e PDK-së karshi LDK-së veç sa do të rritet në vitin e ri.
“Mustafa e di këtë shumë mirë, se çfarë gabimi trashanik ka bërë kur ka hy në koalicion me PDK-në, përkundër premtimeve që nuk do të ndodh një gjë e tillë dhe tash duhet t’i mbaj pasojat. Unë besoj se me afrimin e përgjithshme, të parakohshme këto përplasjet respektivisht kjo qasja goditëse e PDK-së karshi LDK-së, do të vazhdoj duke u rrit. Ndërkohë që pres që z. Mustafa do të mund të gjejë një zgjidhje në kuptimin që për shkak se është faji i tij që ndodh gjithë kjo. Dhe natyrisht se nuk mund të pretendojmë që ai do të realizoj as programet e tij, që ka premtuar para elektoratit të vet, qytetarëve të Kosovës, duke pasur në Qeveri PDK-në, respektivisht duke funksionuar brenda një rrjeti të shtrirë tash 10 vjet gjithandej, nëpër institucionet e Kosovës”, tha ai.
Edhe Behlul Beqaj, analist politik, thotë se ky është një shembull i keq që kryetari i Kuvendit të premtoi për gjëra që nuk janë në kompetencë të tij.
“Mustafa ka mbetur nën hijen e premtimeve që i ka dhënë. Dhe në këtë kuptim mendoj se po jep një shembull të keq për Kadri Veselin, i cili po jep premtime, ndonëse nuk ka kompetenca, për gjëra të cilat janë në domenin e dikujt tjetër. Pra një mish-mash, është bërë dhe në kohën e mëhershme, kur presidenti i sotëm Thaçi, e ka udhëhequr politiken e jashtme. Ndërkaq ai ka qenë kryeministër. Kryeministri dhe Qeveria, e ka për detyrë të propozoi dhe zbatoj ligje ato veç politiken. Tash është edhe Thaçi kryetar, por politiken e jashtme pak a shumë vazhdon ta udhëheq prapë, në një mënyre Edita Tahiri pra Qeveria, pra në kuptimin e procesit që po bëhet me Serbinë… Pra janë përzier kompetencat dhe në kuadër të kësaj përzierje të kompetencave, mendoj që vetëm sapo i shtojnë papërgjegjësitë e veta, personat të cilët po sillen, sikur të ishte çështja e vendimmarrjes, çështje e dëshirës sà « tyre, jo çështje që ka të bëjë me përkufizimet ligjore, në kuadër të punës që e kryejnë, qoftë si kryetar i Kuvendit të Kosovës, qoftë si kryeministër, apo si kryetar i shtetit”, tha ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Moti në Kosovë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Vodhi shtatë vetura luksoze me vlerë 400 mijë euro, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë